Aksidenti tragjik me 10 viktima, Basha: I bashkohem dhimbjes së familjarëve, shërim të shpejtë të lënduarve

Aksidenti tragjik me 10 viktima, Basha: I bashkohem dhimbjes së familjarëve, shërim të shpejtë të lënduarve

Kreydemokrati Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për 10 shqiptarët nga Kosova që kanë  humbur jetën nga aksidenti tragjik që ka ndodhur paraditen e sotme në Kroaci. Përmes një postimi në ‘Twitter’, shkruan se i bashkohet dhimbjes së familjarëve ndërsa iu uron shërim sa më të shpejtë të lënduarve.

“Me trishtim të thellë mora lajmin e rëndë të aksidentit tragjik të ndodhur në Kroaci, në të cilin sipas të dhënave të para ka viktima dhe të plagosur. I bashkohem dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera! Shërim të shpejtë të lënduarve. Zoti t’ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur të gjithëve”, shkruan Basha.


Lajmi kryesor:

Aksidenti tragjik me 10 viktima, Rama: Fatkeqësi pikëlluese! Basha: I bashkohem dhimbjes së familjarëve! Ruçi: Kurajo! Meta: Trishtim i thellë për lajmin e rëndë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë