Trishtim ka shkaktuar edhe për politikanët shqiptarë aksidenti tragjik në Kroaci, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjarët e 10 personave që humbën jetën mëngjesin e sotëm.
“Çfarë fatkeqësie pikëlluese lajmi nga Kroacia”, me këto fjalë kryeministri Edi Rama ka shprehur hidhërimin e thellë për aksidentin e shënuar në qytetin Slavonski Brod.
Kryedemokrati Basha përmes rreshtave i bashkohet dhimbjes së familjarëve të personave që humbën jetën në asfalt, pasi autobusi me 67 pasagjerë dhe dy shoferë humbi kontrollin dhe u aksidentuar.
Edhe presidenti Ilir Meta, pasi është njoftuar për lajmin e trishtë i ka uruar 45 personave të lënduar nga aksidenti shërim të shpejtë, duke mos harruar të shprehi edhe falënderimet e tij ndaj autoriteteve kroate për ndihmën e ofruar ndaj tyre.
Dhimbjes së thellë për viktimat i është bashkuar edhe kryeparlamentari, Gramoz Ruçi i cili në emër të Kuvendit të Shqipërisë ka shprehur ngushëllime të thella.
Për aksidentin tragjik kanë reaguar edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka si dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla shprehet i pikëlluar për lajmin e aksidentit tragjik ku humbën jetën 10 veta mëngjesit e ditës së sotme në Kroaci.
Balla përmes rrjetit të tij social Facebook, shkruan se i bashkohet ngushëllimeve për familjet e viktimave dhe shpreson që të lënduarit të shërohen sa më shpejtë.
“Falënderim për autoritetet e Qeverisë së Kroacisë Andrej Plenković për masat e marra në mënyrë të menjëhershme nga autoritetet vendore shëndetësore.”, shkruan ai në fund.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka shprehur ngushëllimet e tij për aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm pranë qytetit Slavonski Brod në Kroaci, ku një autobus me 67 shtetas kosovarë që vinin nga Frankfurti drejt Prishtinës ka dalë nga rruga duke lënë 10 viktima dhe të paktën 45 të plagosur.
“Shumë i trishtuar nga lajmi për aksidentin e rëndë në Kroaci, ku humbën jetën tragjikisht 10 qytetarë të Kosovës. I uroj shërim të shpejtë të plagosurve.
Ngushëllime familjeve për humbjen e të afërmve të tyre të dashur!” – thuhet në mesazhin e kryebashkiakut Veliaj.
Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për lajmin e hidhur dhe të rëndë për aksidentin tragjik ku humben jetën 10 persona nga Kosova në Kroaci.
Përmes rrjetit të tij social Facebook, Meta i ka uruar pasagjerëve të lënduar shërim të shpejtë.
Presidenti ka falënderuar autoritet kroate, në veçanti për kujdesin shëndetësor të ofruar për të plagosurit.
Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për aksidentin tragjik në Koraci ku 10 shqiptarë nga Kosova kanë humbur jetën. Përmes një postimi në ‘Twitter’, Rama e konsideron një fatkeqësi pikëlluese teksa uron që të plagosurit rëndë t’ia dalin me luftën për jetën. Ndër të tjera kryeministri u shpreh ngushëllimet e thella familjarëve të viktimave.
“Çfarë fatkeqësie pikëlluese lajmi nga Kroacia për humbje jetësh të vëllezërve e motrave nga Kosova. Lutem që të plagosurit rëndë t'ia dalin dhe ngushëllime vëllazërore familjeve të viktimave”, shkruan Rama.
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pas lajmit që kemi marrë ditën e sotme për humbjen e 10 qytetarëve shqiptarë nga Kosova. Përmes një postimi në ‘Twitter’, Xhaçka shpreh ngushëllimet për viktimat teka thekson se me zemër e mendje jemi pranë familjarëve .
“Keqardhje për humbjen tragjike të jetës së shtetasve kosovarë në Kroaci. Ndajmë dhimbjen me vëllezërit tanë dhe me zemër e mendje jemi pranë familjarëve dhe urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit”, shkruan Xhaçka.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi iu është bashkuar reagimeve për aksidentin në Kroaci ku humbën jetën 10 shqiptarë të Kosovës. Gramoz Ruçi u ka shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e jetëve dhe iu uron shërim të shpejtë të lënduarve.
“Me trishtim mora vesh lajmin për aksidentin e rëndë automobilistik që ndodhi në Kroaci, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetë qytetarë kosovarë dhe u lënduan rreth tridhjetë të tjerë. Shpreh ngushëllimet e Kuvendit të Shqipërisë dhe të miat për familjet e motrave e vëllezërve tanë që humbën jetën dhe të plagosurve u uroj shërim të shpejtë. Kurajo e forcë për të përballuar këtë dhimbje të madhe”, shprehet Ruçi.
Kreydemokrati Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për 10 shqiptarët nga Kosova që kanë humbur jetën nga aksidenti tragjik që ka ndodhur paraditen e sotme në Kroaci. Përmes një postimi në ‘Twitter’, shkruan se i bashkohet dhimbjes së familjarëve ndërsa iu uron shërim sa më të shpejtë të lënduarve.
“Me trishtim të thellë mora lajmin e rëndë të aksidentit tragjik të ndodhur në Kroaci, në të cilin sipas të dhënave të para ka viktima dhe të plagosur. I bashkohem dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera! Shërim të shpejtë të lënduarve. Zoti t’ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur të gjithëve”, shkruan Basha.
jeni personat e fundit ne Bote qe ju vjen keq , ju jeni katika te lindur e vodhet shkaterruat shitet pushkatuat vendin dhe kombin tuaj , ju jeni fundurrina pa dallim ngjyre partiake .
PërgjigjuBravo, re file! Mos humb asnje shanc per te sulmuar ndyresiren Rama qe n'a prishi marreveshjen e detit te 2009-es. Edhe kur nje aksident tragjik ndodh jashte Shqiperise, shfrytezo mundesine per te shkruar keq per Ramen.