KUKES-  Njëra nga viktimat e aksidenti të tmerrshëm të mëngjesit të sotëm ishte edhe studentja e vitit të dytë, dega Administrim Biznes pranë Filialit të “UT”- dega Kukës.

Meleqe Seriani po udhetonte në drejtim të qytetit të Kukësit ku ishte përgatitur për të dhenë provimin e radhës. Provim i cili fillonte në orën 08:30 minuta. Shokë e shoqe të Meleqes, që ishin në dijeni për lajmin e aksidenti por akoma nuk i kishin mësuar emrat e viktimave, ngulmuan të lidheshin nëpërmjet telëfonit më shoqen e tyre por më kot sepse ajo nuk përgjigjej.

Pas një ore lajmi i hidhur për të cilën i gjithë grupi i studentëve i druhej doli i vërtet. Shoqja e tyre ishte ndarë tragjikishtë nga ata në aksidentin famëkeq tek Ura e Topojanit.

Në ambientet e jashtme të fakultetit fytyrat engjellore e të rinjve dhe të rejave u ngrisën dhe loti i tyre vijoi të pikonte si kristali, për shkak të dhimbjes që i kaplloi për shoqen e tyre,që ju pre në mes ëndërra e studimeve të larta.

*Ne foto: Viktima Meleqe Seriani

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)