Aksidenti tragjik në aksin Fushë Krujë- Laç, shkak shpejtësia e lartë, humbin jetën 4 persona (VIDEO)

Një aksident tragjik i ka marrë jetën 4 personave mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 20:30 në autostradën Fushë-Krujë-Laç në afërsi të fshatit Borizanë.

Viktimat janë Luljan Mahilaj, Nazmi Rrahmani, Flamur Visha dhe Arben Koni, të katërt nga fshati Larushk, ndërsa mjeti drejtohej nga Flamur Visha.

Nga të dhënat mësohet se viktimat po ktheheshin nga veriu për në Tiranë, ku si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën po lëviznin, mjeti tip 'Audi' ka goditur nga pas një kamion me targa të Kosovës.

Përplasja fillimisht rezultoi fatale për tre nga katër personat që po udhëtonin me 'Audi'-n, pasi humbën jetën në vend, ndërsa i katërti ndërroi jetë rrugës për në spitalin e traumës.

Si masë për parandalimin dhe mbrojtjen nga Koronavirusi në orarin kur është shënuar aksidenti i rëndë nuk lejohej qarkullimi i automjeteve, vetëm nëse disponon një autorizim, nuk dihet ende nëse mjeti i përfshirë në aksident ka pasur autorizim.

1584618436_aksidentifushekrujeviktimat.jpg

Në foto 4 viktimat e aksidentit tragjik

E.D./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Anëtarësia përzgjedh kandidatët për deputet, a mendoni se procesi i nisur në PD do jetë efikas?

Komento

Komente

  • Irfan alku: 25/03/2020 17:31

    U prefshin ne paqe! Kam njohur Arbenin nje djale i mrrekullueshem fjalepak...ngushellime gjithe familjareve te tyre

    Përgjigju
  • Fush Pulë: 19/03/2020 21:41

    Budallallëk

    Përgjigju
  • Tan: 19/03/2020 21:01

    U mbyten rinia jon, mosni mo djem aman. Ngelen vetem gjysherit gjalle, Jete e shkurter eshte boll, ndergjegjesohuni icik. RIP

    Përgjigju
  • Erik: 19/03/2020 18:43

    Ngushellime familjes, vdekje absurde nga budallalliku.

    Përgjigju
  • komis: 19/03/2020 13:25

    filtet per 180 n'or. aty kishte ngecur amperi.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Berisha në Parlament? Alibeaj: Ka kontribute historike, Topalli nuk donte vetë të hynte