Aksidenti tragjik në Itali, ky është 15-vjeçari shqiptar që u përplas për vdekje nga treni! I mituri sapo kishte nisur rrugëtimin në futboll
Elion Shala dhe vendi i ngjarjes
ITALI- Elion Shala, vetëm 15-vjeç dhe sapo kishte nisur në karrierën në rrugën e sportit, është i mituri shqiptar që humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur në Chiari, Brescia.
Vdekja tragjike e Elion Shalës, i cili u godit nga treni teksa tentonte të kalonte shinat për të arritur në dalje të stacionit të Chiarit, tronditi miqtë dhe të afërmit .
Lojtari shumë i ri i Klubit të Futbollit Chiari jetonte me familjen e tij, madje jo shumë larg stacionit hekurudhor. Vdekja e djalit u përjetua keq nga i gjithë komuniteti i Chiarit ku pesëmbëdhjetëvjeçari studionte, luante futboll dhe kishte shumë miq.
Dinamika e ngjarjes së rëndë
Sipas asaj që u rindërtua nga hetuesit, 15-vjeçari shqiptar sapo kishte zbritur nga treni së bashku me disa shokë, por ndërsa ata nuk vendosën të përdorin nënkalim, por vendosën të kalonin mbi shinat. Elion do të përpiqej t'i kalonte i pari.
Pakujdesia ishte fatale, në atë moment një tren me destinacion Milano po kalonte nëpër stacion dhe djali nuk e vuri re. Goditja ishte jashtëzakonisht e fortë aq sa dhe e hodhi pesëmbëdhjetë vjeçarin dhjetë metra larg, duke e vrarë me siguri në çast.
Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të ekipeve të shpëtimit, djali nuk ia doli, çdo përpjekje në ndihmën e parë ishte e kotë, pasi plagë te marra i sollën vdekjen e menjëhershme.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A është i drejtë vendimi për të shtyrë Komisionin Hetimor për ‘McGonigal’?
-
Po
63.6%
-
Jo
30.3%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 66
Lajme të tjera
-
Kishte fshehur 5 kg heroinë në një çantë, arrestohet në Portin e Ankonës kuzhinieri shqiptar i tragetit të linjës Durrës-Ankona
7 Shkurt, 09:41
-
Hakerat sulmojnë disa nga shtetet e fuqishme të botës, goditet edhe Italia: Dhjetëra sisteme dalin zbuluar
5 Shkurt, 18:40
-
Kërcënoi me kaçavidë dy vëllezërit dhe u grabiti makinën, nuk zgjat shumë arratia e të riut shqiptar në Itali! Policia e kap nëpërmjet sistemit GPS
5 Shkurt, 16:13
-
‘Jose Mourinho nuk ka qenë kurrë trajner i madh’, ish sulmuesi i Romës për ‘Special One’: Ka pasur fat
5 Shkurt, 14:25
-
Publikohet AUDIO me zërin e Messina Denaro, mallkon dhe shan Falconen por edhe një moment dobësie me të dashurën e tij: Ndihem vetëm
5 Shkurt, 12:42
-
Në pranga 2 shqiptarë në Itali, kapen me 5 kg drogë dhe mbi 73 mijë euro cash në makinë! ‘Hilja’ që provuan por që u doli blof
4 Shkurt, 19:42
-
Nuk i zgjat më shumë se 3 ditë arratia vrasësit të ‘Ndrangheta-s’, u prangos sot në Napoli
4 Shkurt, 19:31
-
Sollën në Tiranë ekspozitën ‘Piccolo Mare’, Veliaj me profesorë të Akademisë së Arteve në Leçe: Arti dhe kultura, mënyra më e mirë për të bashkuar të rinjtë
3 Shkurt, 15:51
-
Kishte tretur me acid trupat e viktimave të tij, arrestohet vrasësi i ‘Ndragheta’-s, prej vitesh punonte si picajol në restorant për të humbur gjurmët
2 Shkurt, 19:19
-
U zbulua apo u vetëdorëzua Messina Denaro? Ish-avokat i Provenzanos: Nuk u dorëzua! Prova është viagra në strehë, njollos imazhin e bosit
2 Shkurt, 11:44
-
Ishte në arrest shtëpie për vrasjen e një karabinieri, arratiset vrasësi i 'Ndrangheta-s! Thyen byzylykun elektronik
1 Shkurt, 19:06
-
Itali: Giorgia Meloni me tone të buta dhe qeverisje të hekurt
31 Janar, 08:58