Aksidenti tragjik në Itali/ Miqtë e të riut që drejtonte BMW-në e të atit: Po ecnim me 70 km/h! Nuk ikëm nga vendngjarja pas përplasjes

Aksidenti tragjik në Itali/ Miqtë e të riut që drejtonte BMW-në e të atit: Po ecnim me 70 km/h! Nuk ikëm nga vendngjarja pas përplasjes

Foto nga aksidenti

ITALI – Miqtë e Mikele Tatanit, 19 vjeçarit që humbi kontrollin e makinës BMW dhe u përplas me pemën kanë folur për aksidentin tragjik që la të vdekur 2 vajzat Eralda Spahillari dhe shoqen e saj Barbara Brotto. Ndërsa të dashurit e tyre, vetë shoferi dhe shoku i tij Daniel Castelli mbetën të plagosur.

Miqtë kanë treguar dinamikën e ngjarjes po njësoj si Gëzim Qerosi, i cili ishte në makinën Volkswagen Polo bashkë me tre të rinj të tjerë dhe panë momentin e përplasjes.  Ata kanë mohuar se ishin duke ecur me shpejtësi dhe hedhin poshtë mundësitë se po bënin gara.

“Po ecnim me 70 km/h. Ne kemi qëndruar gjithë kohës aty. Vetëm njëri prej nesh u kthye në makinë por e bëri për të lajmëruar babain e Danielit”, mësohet të kenë thënë shokët ndërsa theksuan se BMW-ja u fut në parakalim në të majtë kur preku ‘Polon’ dhe humbi kontrollin e mjetit.

Ndërkohë dje, më 8 mars, Gabriella, nëna e Barbara Brotto-s foli: “U kërkoj atyre që e donin vajzën time të qëndrojnë pranë jo vetëm me ne, por me të gjithë fëmijët e përfshirë në aksident dhe prindërit e tyre. Kjo tragjedi shkatërroi tetë familje”. 

Pavarësisht dhimbjes për humbjen e vajzës së saj të vetme, gruaja gjeti forcën t'u drejtojë një mendim edhe atyre që kanë mbetur me një gur në ndërgjegje. Gabriella nuk thotë asgjë për dinamikën dhe përgjegjësitë e aksidentit.

Megjithatë uron që djemtë që po luftojnë në spital t’ia dalin. Dhe gjithashtu synon të "lehtësojë" presionin mbi Nesret Tatani, i cili ishte kritikuar në rrjetet sociale se i kishte dhënë BMW-në e tij hua djalit të tij, i cili e kishte lejen e drejtimit vetëm për disa muaj leje drejtimi.

Nëna është në pritje të lejes së organit gjyqësor për të caktuar datën e varrimit , që dy familjet, e saj dhe e Eraldës do të donin të bëhej në një ceremoni të vetme në katedralen e Oderzos. 

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Kristjan Asllani shijon titullin me Interin: Ende s'e kam kuptuar që e siguruam trofeun

Kristjan Asllani shijon titullin me Interin: Ende s'e kam kuptuar që e siguruam trofeun