Një nga udhëtarët e autobusit që doli nga autostrada afër qytetit Slavonski Brod në Kroaci ditëb e sotme dhe u përmbys duke lënë të vdekur 10 persona, e mbi 40 të tjerë të plagosur, e përshkroi momentin tronditës para kamerës së Radio Televizionit Kroat.
Ramo Gashi tregoi se si i dukeshin momentet e para pas aksidentit të tmerrshëm. “Diçka shpërtheu për një sekondë, pashë gjithë ata njerëz nëpër gjithë livadhin atje poshtë, në atë kanal pranë autostradës”, tha Gashi.
Ai përshkroi të tmerrshme pamjet që pa. “Unë i pashë të lënduarit, të vdekurit, pashë gjithçka, njerëz pa krah, pashë gjithçka, gjithçka”, tha ai.
Ndërkohë edhe dy të mbijetuar nga aksidenti tragjik kanë folur për mikrofonat e mediave kosovare dhe kanë përshkruar momentet që përjetuan. Njeri prej tyre tha se gjithçka ka ndodhur brenda një minute dhe se shoferët ndërroheshin kohë pas kohe, duke shtuar se kanë qenë në gjumë.
“Ka ndodh brenda një minute. Vetëm kemi parë se është rrëzuar autobusi. Kemi parë kiamet. Shoferët kanë qenë në gjumë. Ata janë ndërruar kohë pas kohe”, ka thënë njëri prej të mbijetuarve.
Një tjetër tha se autobusi ka shkuar zvarrë për rreth 100 metra. Ai ndaj edhe një lajm të mitë se të lënduarit janë mirë.
“Autobusi ka shkuar zvarrë diku rreth 100 metra. Të lënduarit janë më mirë”, ka shtuar ai.
Lajmi kryesor:
Tragjedi në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga, 10 viktima e 44 të plagosur! Arrestohet shoferi: Më zuri gjumi! Kosova nesër në zi kombëtare! Identifikohen 7 qytetarë që ndërruan jetë
J.GJ./M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2849
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor, 18:01
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Durrës/ Kamioni përplas për vdekje 40-vjeçarin me biçikletë në rrugë, shoferi arratiset nga vendngjarja! Bllokohet mjeti, identifikohet viktima (VIDEO+FOTO)
24 Dhjetor, 17:32
-
Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar
24 Dhjetor, 16:51
-
Kosova dhe Shqipëria me ekipe të përbashkëta hetimore, Dumani dhe Isufaj firmosin marrëveshjen
24 Dhjetor, 12:52
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor, 10:34
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32
-
Kosovë/ 100 eurot për fëmijë dhe pensionistë, fushatë zgjedhore apo ndihmesë?
23 Dhjetor, 18:47
-
Kosovë/ Kurti lë jashtë zgjedhjeve Listën Serbe, anëtarët e Vetëvendosjes votojnë kundër, KQZ nuk certifikon pjesëmarrjen
23 Dhjetor, 15:47
-
Kosovë/ Policia sekuestron një sasi të madhe të armëve të ftohta në Prishtinë
23 Dhjetor, 14:10
-
Të dënuar për trafik droge, prostitucion e falsifikim dokumentash! Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali, dy të tjerë sillen në Shqipëri
23 Dhjetor, 13:55