Kampionia e qitjes për kategorinë e femrave në Shqipëri është shtypur tragjikisht nga një automjet që drejtohej prej 20-vjeçarit Andrea Memollari, person ky që njihet nga policia si kontigjent kriminal. 20-vjeçari ecte me rreth 60 km në orë pranë një kryqëzimi në Tiranë, kur kampionia e qitjes po kalonte rrugën me dy fëmijët e saj, për ti çuar në një shkollë që ndodhet përballë me Arkivin e Shtetit. Përplasja ka qenë fatale pasi 45-vjeçaria Dhurata Doku Prifti është gjendur mes rotave të makinës, pasi ka shtyrë dy fëmijët e saj duke u shpëtuar jetën.
Ndërkohë që nuk ka mundur të bëjë asnjë lëvizje vetë, pasi mjeti që drejtohej nga 20-vjeçari e ka goditur duke e rrëzuar në bulevard, dhe më pas i riu ka drejtuar makinën duke hipur mbi trupin e gruas dhe është larguar. Ngjarja është parë nga shumë kalimtarë të rastit, të cilët edhe pse i kanë bërë thirrje të riut të ndalonte ai ka vijuar ti japë gaz makinës duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. E gjithë ngjarja është parë dhe nga një efektiv policie aty pranë, që qëndron gjithmonë me shërbim në këtë kryqëzim.
Shmangia e tragjedisë në semaforin e sherrit
Në fakt, ndërhyrja e Dhurata Dokut, që largoi menjëherë të vegjlit, mundësoi shmangjen e tragjedisë, ndonëse ajo vetë ndërroi jetë në spital. Shoferi, Andrea Memollari, i cili besohet se ishte nën efektin e alkoolit dhe drogës, u arrestua pak orë më vonë dhe mbi të rëndojnë dy akuza, ajo e shkaktimit të aksidentit dhe largimi nga vendi i ngjarjes, pasi edhe pse dëshmitarët i bënë thirrje të ndalonte ai u laargua duke kaluar me makinë mbi trupin e viktimës.
Gjithçka ndodhi afër Arkivit të Shtetit, pranë një vendi që është cilësuar vitet e fundit si "mollë sherri", pasi aty ndodhen dy semaforë njëri pas tjetrit, njëri funksional dhe tjetri që ka shkaktuar debate dhe përplasje mes bashkisë, policisë rrugore dhe disa bizneseve të njohur në Tiranë.
Maniaku i shpejtësisë korrupsion me policët
Shkaktari i këtij aksidenti është 20-vjeçar Andrea Memollari nga Skrapari, i cili rezulton një maniak i vërtetë i shpejtësisë. Ai bënte foto dhe video kur ecte përmbi 200 km në orë, ndërsa vitin e kaluar ishte ndaluar nga policia, teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe tentoi të korruptonte rrugorët. Por mesa duket drejtësia e ka falur 20-vjeçarin duke e dënuar me disa muaj punë në komunitet.
Memollari postonte foto në profilin e tij në rrjetet sociale, ku shfaqej me mjete luksoze si "Porche", "BMW", motorra sportivë, etj, teksa spikasnin disa video, ku shpejtësia kishte kaluar 200 km në orë. Mendohet se është përdorues droge dhe alkooli. Por nuk ka kaluar shumë dhe ai shkaktoi edhe aksidentin e ditës së djeshme.
Kjo ngjarje e rëndë është filmuar nga kamerat e sigurisë të bizeseve përreth, por edhe nga ato të bashkisë dhe pamjet janë tepër të rënda. Për më tepër, shpejtësia afër semaforit dhe veprimi i drejtuesit të mjetit, ka rritur ndjeshmërinë e opinionit kryeqytetas, por edhe të mbarë vendit, pasi problematika të tilla hasen shpesh në rrugët e Shqipërisë, ndonëse policia ka zhvilluar herë pas here fushata sensibilizuese dhe aksione për ndalimin e këtyre "piratëve" të rrugëve.
Intervista e Memollarit: Do vijoj të eci shpejt në rrugë
Në qershor të vitit 2015 Andrea Memollari është dënuar nga gjykata e Tiranës me 48 orë punë në komunitet publik dhe se në gusht ai ka filluar të ekzekutojë vendimin e gjykatës duke punuar në ambjentet e Muzeut Kombëtar në Tiranë. Në një intervistë të dhënë për “Top-Channel” Memollari tregon se megjithëse ai ishte dënuar, sërisht do vijonte të ecte shpejt pasi sipas 20-vjeçarit të rinjtë e moshës së tij e kanë këtë problem.
“Po ecja shpejt me makinë dhe u mundova t’i jepja lekë policit. Më futën brenda. Më dënuan me 48 orë pune në muze. Punoj 4 orë në ditë këtu. Orientoj njerëzit që të mos shkelin mozaikun e kështu gjërash. Ky dënim më bën të kuptoj që nuk i duhet dhënë më lekë policit sepse për të ecur shpejt, ne të rinjtë e kemi këtë problem”-thotë Andrea.
Redaksia Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

37-vjeçarja Dhurata Doku ishte kampione në sportin e qitjes