Është rënduar bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur më 19 gusht në Manëz të Durrësit duke shkuar në 4 viktima. 16-vjeçari, Klevis Dervishi, i mbetur i plagosur rëndë ka ndërruar jetë mëngjesin e së dielës në Spitalin e Traumës ku ndodhej i shtruar.
Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 02:22 të së mërkurës në një rrugë dytësore në Manëz. Të rinjtë po ktheheshin nga një lokal nate në Maminas, kur makina u përplas me një bordurë betoni. Sipas ekspertizës mjeti po lëvizte me shpejtësi shumë të lartë, dyshohet nga 114 deri në 130 km/orë, para se të përplasej me një bordurë dhe të përmbysej.
Të vdekur në vend mbetën shoferi Kleo Vrioni, 25 vjeç, dhe bashkëshortja e tij italiane, Sara Brugnatelli 26 vjeç bashkë me 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri. Çiti ishte martuar në Shqipëri vetëm 2 ditë para aksidentit.
I vetmi i mbijetuar nga aksidenti tragjik është 26-vjeçari Rejsi Vrijoni, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.








Komente
Komento