Aksidenti tragjik në Peqin, arrestohet shoferi 27-vjeçar...Parakalimi i gabuar i mori jetën gruas 50-vjeçare

Aksidenti tragjik në Peqin, arrestohet shoferi 27-vjeçar...Parakalimi i gabuar i mori jetën gruas 50-vjeçare

Një ditë pas aksidentit tragjik në Peqin ku një grua humbi jetën dhe 4 persona të tjerë u plagosën, policia e Elbasanit ka vënë në pranga shoferin e njërit prej automjeteve të përplasura, pasi dyshohet se është ai personi që ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Policia njofton se vuri në pranga shoferin 27-vjeçar nga Korça Florant Hoxhallari.

Ai drejtonte automjetin tip Toyota kur u përplas në Peqin tek kryqëzimi i Gjocajt, me një tjetër autoveturë. Për pasojë humbi jetën Fatime Braho 50-vjeç që udhëtonte tek Toyota, ndërsa bashkëshorti i saj Gëzim Braho mori dëmtime mjaft të rënda.

Të plagosur të tjerë, mbetën Ismail Hoxhallari, Kamber Beqiri, Kristian Hoxhallari dhe vetë shoferi Florant Hoxhallari. Personat e përfshirë në aksidentin e rëndë po ktheheshin nga një gëzim familjar, i cili fatkeqësisht u mbyll me një fund tragjik.

Dyshimet janë që automjeti “Toyota”, ku po udhëtonte viktima dhe dy nga të plagosurit ka kryer parakalim të gabuar. Ndërkohë, mjeti tjetër tip Volkswagen drejtohej nga Kamber Beqiri. Përplasja e dy automjeteve ka qenë shumë e fortë, aq sa mjeti Toyota është kthyer përmbys, e ndërsa mjeti tip Volkswagen ka marrë dëmtime të rënda nga njëri krah.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore