Tiranë/ Shpejtësia u merr jetën 3 anëtarëve të familjes Bibaj! Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi

Shpejtësia tej normave të lejuara ka shkaktuar tragjedi në familjen Bibaj nga Shëngjini me banim në lagjen Ali Demi në Tiranë.

Aksidenti ku është përfshirë mjeti me të cilin udhëtonin katër pjesëtarët e kësaj familje është shënuar në rreth-rrotullimin e autostradës Tiranë- Elbasan ndërsa Bardhok, Valentina, Florida kanë humbur jetën ndërsa vajza tjetër Gjuljana ndodhet në reanimacion, në vdekje klinike.

Familja kthehej nga festimi i datëlindjes së Florida Bibajt nga një lokal në periferi të Tiranës ndërsa fuoristrada e drejtuar nga Arlintin Alia një mik i tyre ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge.

Nga ekspertiza paraprake rezulton se mjeti ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi mbi 110 km/h ndërsa 3 pjesëtarët e familjes Bibaj kanë humbur jetën menjëherë.

22 vjetori i Floridës ka qenë tragjik për familjen e saj, ndërsa Arlintin Alia drejtuesi i mjetit në të cilin udhëtonte familja Bibaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin “Nënë Tereza”.

Viktimat Florida, Valentina dhe Bardhok Bibaj

Gjithçka ka ndodhur në ora 12:15 minuta të mëngjesit të sotëm.

Goditja e parë ka qenë e fortë me këtë pjesë betoni i cili është shkërmoqur ndërsa mjeti ka bërë 4 batime për të përfunduar në mes të rrugës.

Ndërhyrja për nxjerrjen e trupave ka zgjatur deri në orën 3 të mëngjesit ndërsa është dashur dhe ndihma e shërbimit zjarrfikës.

Arlintin Alia pas ndihmës mjekësore është vënë në arrest nga policia ndërsa pritet që ekspertimi të nxjerrë nëse kishte konsumuar alkool apo jo.

Mjeti ka rezultuar brenda kushteve teknike dhe me sisteme frenimi të rregullta por shpejtësia mbi normat e lejuara në rreth rrotullim e ka nxjerr atë jashtë rruge.

Në më pak se dy javë ky është aksidenti i dytë me pasoja në këtë aks, ndërsa një 65-vjecare humbi jetën kur u përplas nga një makinë 2 javë më parë.

Foto nga vendngjarja pas aksidentit

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TONI TIRANE: 17/06/2019 13:32

    Ketu ska te beje politika dhe pakujdesia e papergjeshmeria e shoferave

    Përgjigju
  • Afrim: 17/06/2019 01:56

    Mbi 110km/h shpejtesia dhe asnje nga keto qe vdiqen si tha atij legenit ule shpejtesine?Ka qene e thene se ndryshe me llogjike secili qe ka pak ndjenje mbijetese brenda vetes e ndien rezikun ne keto raste.

    Përgjigju
  • CaBone: 16/06/2019 15:55

    U prehshin ne paqe. Kjo is shte nje tragjedi shum e rend. Ngusshlime familjarve.

    Përgjigju
  • Leon: 16/06/2019 13:53

    Keqardhje,po 90% e shqiptarve kane patentat e blera,jane hajvane qe kujtojne se makina eshte loder

    Përgjigju
    • Alo: 16/06/2019 14:33

      Alkoli e para pastaj ajo qe thua ti

  • Xxx: 16/06/2019 13:02

    Ngushellime familjareve, alkoli ne timon te con ne nje tragjedi te tille

    Përgjigju
  • Stela: 16/06/2019 12:52

    Sa turp, po clidhje ka Rama ketu.Dhimbja eshte e madhe por dhe kujdes dihet se me shpejtesi te larte ka pasoja te tilla.

    Përgjigju
  • Klodi: 16/06/2019 12:40

    Rripi i sigurimit eshte shpetimtar,ve bast se vetem shoferi qe ka shoetuar ka patur rrip sigurimi.Kam bere aksident makina eshte shkaterruar dhe kam shpetuar vetme nga rripi i sigurimit.

    Përgjigju
  • Shoferi: 16/06/2019 11:52

    O zot cfare behet keshtu,kur do ndergjegjsohet ky popull dhe ta kuptoj qe SHPEJTSIA VRET!!!Duhet vendos se zben kamera te fshehta per matje shpejtsie dhe gjoba maksimale per keto shofera vrases!Ngushllime familjes per jetet e humbura,zoti ju dhent forc me perballu dhimbjen

    Përgjigju
  • Kometa 001: 16/06/2019 09:02

    O Zot cfare tmerri! Po na mbaroje edhe lotet, dhe s'ndihmojne ne perballimin e tragjedive si kjo. Njerez, ju lutem ne Zot e cfare keni me te shtrejte; kujdes, kujdes e perseri kujdes.

    Përgjigju
    • aaaaaa: 16/06/2019 11:41

      Rama ik ..... Rama e ka fajin,shqipot dun rruge me gropa se nuk din me hec ne rruge me standarte. Ngushellime familjareve. tmerr....shuhet nje familje.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor