Aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Elbasan i ka marrë jetën tre personave të një familje ndërkohë që një tjetër vijon të jetë në gjendje të rëndë. Të vdekur mbetën dy prindërit dhe një nga vajzat e tyre ndërsa e plagosur mbeti motra e saj.

Ata ktheheshin nga festa e ditëlindjes së njërës prej vajzave. Kjo ngjarje ka tronditur familjarët e tjerë të tyre. Report tv siguron videon pas ngjarjes së rëndë, ku një vajzë e cila mendohet të jetë motra e viktimës shkon pranë vendit ku ndodhi aksidenti.

"Jo, nuk iki, nuk i lë motrat e mia aty”, dëgjohet të thotë ajo.