Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik i ndodhur pasditen e së mërkurës te rrethrrotullimi i TEG-ut, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pasi një kamion pompë betoni u përplas me një automjet dhe ra nga mbikalimi në aksin TEG–Elbasan.
Burime bëjnë me dije se dy personat që ndodheshin në kamion dyshohet se janë shtetas egjiptianë. Për këtë arsye, identiteti i tyre ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, ndërsa autoritetet vijojnë verifikimet. Njëri prej tyre humbi jetën në vendngjarje, ndërsa tjetri ndodhet në spital në gjendje të rëndë
Lajmi kryesor:
Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, kamioni përplas makinën dhe bie nga lartësia në autostradë! 2 viktima dhe 1 i plagosur tek Trauma (FOTO+VIDEO)









