Aksidenti, Uruçi rëndë
Autori dorëzohet në polici

Aksidenti, Uruçi rëndë<br />Autori dorëzohet në polici
TIRANË – Një ditë pas aksidentit në autostradën Tiranë – Durrës është dorëzuar në polici njeriu, i cili drejtonte mjetin që aksidentoi ish ministren Esmeralda Uruçi dhe bashkëshortin e saj.
Burimet zyrtare policore pohuan se Artan Ekrem Kotarja, 34 vjeç, lindur në Kukes e banues në Laknas (Tiranë) është dorëzuar në Njësinë për Kontrollin e Autostradave. Pas pohimit për aksidentin Kotarja është arrestuar menjëherë në ambjentet e policisë.
Me dt.17.12.2011, rreth ores 16.30, në autostraden Vorë -Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targë TR 6058 K, duke qarkulluar nga Vora për Tiranë, dyshohet se Kotarja ka goditur nga prapa mjetin veturë tip “KIA”, me targë TR 8580 J, të drejtuar nga shtetasi Dashamir Muhamet Uruçi, 63 vjeç dhe me pas eshte larguar me gjithë mjetin nga vendi i ngjarjes.
Konfirmon se momentalisht se ish ministrja, Esmeralda Uruçi ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa bashkëshorti i saj është jashtë rrezikut për jetën.


  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, pamje me dron nga reja e tymit toksik që që ka 'pushtuar' qytetin bregdetar

Vlorë/ Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, pamje me dron nga reja e tymit toksik që që ka 'pushtuar' qytetin bregdetar