Ambasadat në Kosovë paralajmërojnë stafin: Evitoni turmat dhe qendrat tregtare, ka rrezik për një sulm

Ambasadat në Kosovë paralajmërojnë stafin: Evitoni turmat dhe qendrat tregtare, ka rrezik për një sulm

Disa ambasada të huaja në Kosovë u kanë dërguar një e-mail të brendshëm stafit të tyre, që të evitojnë turmat dhe qendrat e mëdha tregtare nëpër qytetet e Kosovës, pasi ka rrezik për një sulm.

Portali Albanian Post thotë se ka para këtë e-mail dhe se në të thuhet se bëhet fjalë për “një sulmues të vetëm”.

Koha e mundshme për sulmin eventual është përcaktuar fundi i këtij muaji, saktësisht 30 nëntori. Në këtë e-mail gjithashtu thuhet se policia lokale është duke monitoruar të dyshuarin.

Për të qenë të sigurt, të gjithë anëtarët e stafit janë këshilluar të mos vizitojnë zonat e mëdha tregtare, veçanërisht qendrat tregtare. Burime të Albanian Post brenda policisë gjithashtu kanë konfirmuar se u është kërkuar një shtim i forcave rreth këtyre qendrave, ku eventualisht është planifikuar sulm, porse një operacion operativ i organizuar nuk është dhënë.

Policët më të shumtë në numër aktualisht po bëjnë monitorime dhe vëzhgime për të siguruar perimetrin përreth këtyre qendrave. Sulmi, siç mëson Albanian Post, është kategorizuar si “sulm i mundshëm terrorist”. Zyrtarisht megjithatë, Policia e Kosovës asgjë nuk ka konfirmuar./Albanian Post

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet