Merr pllaka guri nga mali i Tomorrit dhe bie me kamion në përrua, kompania fsheh aksidentin...gënjeshtra e shoferit

Merr pllaka guri nga mali i Tomorrit dhe bie me kamion në përrua, kompania fsheh aksidentin...gënjeshtra e shoferit

Foto nga makina e aksidentuar

BERAT- Një ngjarje aksidentale e ndodhur ditën e sotme ka zbuluar një shkelje të urdhrit të urdhrit të Ministrit Blendi Klosi për nxjerrjen e pllakave të gurit nga guroret në Malin e Tomorrit.

Fatjon Rama 35-vjeç, i cili drejtonte një mjet tip Benz pa targa që transportonte pllaka guri është aksidentuar dhe më pas është dërguar në spital me mjete private. Ai i ka thënë bluzave të bardha se është rrëzuar teksa punonte në murin e banesës.

Mjeku roje pranë urgjencës së Beratit ka njoftuar policinë e Beratit për këtë aksident duke zbardhur ngjarjen që kishte ndodhur. Ai është dërguar menjëherë drejt spitalit të Traumës pasi është konstatuar se kishte marrë fraktura të mëdha në trup dhe kokë.

Ndërsa punëtorët dhe pronarët e subjektit për të cilin punonte shoferi i aksidentuar kanë nxituar të heqin mjetin që kishte rënë në Përroin e Bogovës për të fshehur ngjarjen që kishte ndodhur. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Policia.

"Më datë 06.11.2019, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Berat, për Vleresim për ngjarje aksidentale, pasi shtetasi F.M, 35 vjeç, banues në Poliçan, Skrapar, duke udhëtuar në rrugën dytësore Bogovë-Ujvara e Bogovës, me kamion tip “ Benz", ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përrua duke marë dëmtime në kokë dhe në gjymtyrë.

Pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal të Beratit, ndodhet për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. U kryen veprimet e para hetimore, u sekuestrua mjeti tp kamion, i markës “ Benz” pa targa, dhe sipas informacioneve të marra shkak i aksidentit ka qënë errësira", njofton policia.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë