Aksidenti zinxhir - pjesa e tretë - është alarmi që duhet të na zgjojë të gjithëve nga gjumi syhapur. Po ndodh kështu, për shkak të stërkeqjes gjithëpërfshirëse dhe gjithëshpërndarëse. Të aksidentuarit janë shumë! Veç një pyetje themelore duhet të shtrohet: A janë të aksidentuar këta që po ikin apo ne që po qëndrojmë?
Nuk po ndalet rrokullisja. Madje, nuk duket as se është e mundshme të ndalet shpejt. Politika kosovare ka hyrë tashmë në pjesën e tretë të “Aksidentit zinxhir”. Apo nuk dëshmohet kjo prej fakteve të përditshme dhe, dorën në zemër, të përçdonatshme që shohim në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë?
Qytetari i Kosovës ka arritur në shkallën më të ulët, në historinë e shtetit tonë, të besimit në “ditën e mirë që po vjen”!
Kjo po vuloset nga masat e mëdha që po bëjnë çmos për të ikur nga ky vend! Për të ikur nga ky shtet! Për të mos parë edhe më tutje (bile as në TV) rrokullisjen e politikës kosovare! Për të mos parë dhe mos dëgjuar edhe më tutje “çka po thonë këta që e kanë barkun plot”!
Rrokullisja e politikës është e merituar. Por, rrokullisja e shtetit jo!
Tek e fundit, politika le të shkojë n’Rr.S., por shteti duhet të ruhet. Shteti të forcohet, të jetë i qëndrueshëm dhe të zhvillohet. Këtë dallim midis shtetit dhe politikës, duket, nuk po e dinë politikanët kosovarë. Nuk po duan ta dinë. Nuk kanë synim ta dinë.
E qytetarët, po ikin. Dhjetëra, qindra, mijëra, dhjetëra-mijëra. Po largohen të “gëzuar” se po e lënë të keqen (Kosovën!) mbrapa. Të aksidentuarit si tatëpjetë nuk po ndalet. Të aksidentuarit si individë po shumëfishohen.
Tashmë, në sytë e qytetarëve dhe jo vetëm të këtyre që po lënë vendin, e keqja nuk është më e huaj! E keqja jemi ne vetë! Është shteti dhe janë politikanët! Dhe, për këtë, nuk kanë asnjë pikë fajësie. As nuk po manipulohen! As nuk janë pre e grupeve kriminale të trafikut njerëzor. Në të vërtetë, janë viktima të grupeve e klubeve të politikanëve! Askujt tjetër!
Thjesht dhe pastër, nuk u rrihet më keq! I është shuar ëndrra se “do të bëhet mirë”. Epo, ja që nuk po bëhet! Sepse, këtë ëndërr po ua shuan shteti dhe politikanët! Jo trafikantët!
Dorën në zemër, shumë prej nesh edhe mund të pajtohemi me pjesën më të madhe të mendimeve revoltuese të tyre.
SHTETI: A nuk është shteti i Kosovës keq? A nuk është shteti i Kosovës pronë e disa grupeve politike dhe disa përfituesve të lirisë? A nuk është shteti i Kosovës në gjendje të pamundshme për të lëvizur madje një gurë në drejtim të duhur? A nuk është shteti i kapluar prej së keqes gjithëpërfshirëse dhe gjithëshpërndarëse? A nuk duhet të jesh pjesë e atij apo këtij klubi për të pasur hapësirën që të angazhohesh profesionalisht? Të shërbesh profesionalisht?
Këtë nuk po e bëjnë trafikantët e qenieve njerëzore! Është e qartë, besoj!
POLITIKANËT: A është hera e parë që nuk kemi dëgjuar asgjë të mençur nga politikanët? Politikanët përgjegjës për shtetin dhe institucionet! Apo, nuk e kemi dëgjuar më shumë se një herë se të mirët “digjen” nga të këqijtë? Në të vërtetë, edhe të këqijtë kanë avancuar. Janë stërkequr tashmë pothuajse plotësisht! Po të jesh i rregullt, i ndershëm, i përkushtuar dhe pakompromis ndaj të keqes, je në telashe të pandërprerë nga e keqja. Prandaj, e keqja e politikanëve, fatkeqësisht, edhe më tutje po ecën mbi të mirën! Mbi të pastrën, mbi të ndershmen!
“Nëse nuk je i korruptuar, nuk je politikan!” As kjo nuk është bërë nga trafikantët e qenieve njerëzore! Është bërë nga politikanët!
Në përgjithësi, aksidenti zinxhir (pjesa e tretë) është alarmi që duhet të na zgjojë të gjithëve nga gjumi syhapur. Nuk po ndodh për shkak të vetëm një faktori. Po ndodh kështu, për shkak të stërkeqjes gjithëpërfshirëse dhe gjithëshpërndarëse.
Të aksidentuarit janë shumë!
Veç një pyetje themelore duhet të shtrohet:
A janë të aksidentuar këta që po ikin apo ne që po qëndrojmë?
Autori është ish-deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ligjërues i studimeve të sigurisë kombëtare.
/Shqiptarja.com