2 makina dhe 1 autobus janë përfshirë në një aksident rrugor në aksin Tushemisht-Pogradec këtë pasdite.
Mësohet se autobusi me pasagjerë po lëvizte para ndërsa pas tij erdhën dy makinat, duke u përplasur njëra pas tjetrës. Raportohet se nga aksidenti ka vetëm dëme materiale.
Nuk dihet cilat janë shkaqet e këtij aksidenti, por dyshohet se shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë për shkak të rreshjeve të shiut. Report Tv mëson se policia ka gjobitur një prej makinave që u konstatua në shkelje.
Fatmirësisht drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët nuk patën lëndime.
Komento