Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e sotme në dalje të tunelit të Elbasanit, ku 2 persona kanë humbur jetën dhe 2 të tjera kanë mbetur të plagosura. Një makinë tip 'Benz' më targa AB 209 AD ka goditur nga pas një makinë tip 'volkswagen', me targa AA 409 VE. Aksidenti i mori jetën njërës prej motrave, ndërsa ka lënë të plagosur rëndë motrën tjetër.

Të plagosurat është identifikuara si Denisa Dibra, 25 vjeç e cila ishte edhe pronarja e mjetit tip volkswagen dhe Nervida Garuja, 24 vjeç. Ndërsa Lusinda Garuja dhe Zheneta Qallia,banuese në Shkodër janë dy viktimat, të cilat ishin pasagjere në sediljen e pasme dhe kanë marrë dëmtimet më të mëdha nga përplasja duke ndërruar jetë sapo mbërritën në spital për shkak të plagëve të rënda. Nervida Garuja, 24 vjeç dhe Lusinda Garuja, 19 vjeç ishin motra.

Në mjetin tip 'volkswagen' udhëtonin 4 vajzat, ndërsa përplasja ka qenë aq e fortë sa makina është shkatërruar totalisht dhe të 4 pasagjeret kanë mbetur të bllokuara në mjet. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses me mjetet prerëse që të bënin të mundur nxjerrjen e tyre nga mjeti i dëmtuar.

Të katër vajzat kanë dalë me shenja jete dhe janë dërguar në spitalin e Elbasanit, por dy prej tyre nuk kanë mundur të mbijetojnë duke humbur jetën në spital. Dy të plagosurat e tjera janë në gjendje kritike për jetën, dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Njërës prej vajzave i është vendosur një tub në gjoks për shkak të gjendjes më të rënduar.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe gjendja e dehur e drejtuesit të mjetit tip "Benzi" Behar Pema, 58 vjeç, i cili ka përplasur nga pas makinën me të cilën udhëtonin vajzat. 58-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 093 mg/l testi i parë dhe 0.99 mg/ l testi i dytë. Ai është arrestuar nga policia.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit tragjik, ndërsa detaje të reja pritet të dalin nga përplasja e fortë mes dy mjeteve, ku mbetën dy viktima.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:33
Një nga vajzat: “Kryente manovra në rrugë. Ecte dhe nuk mbante drejtimin”

Nervida Garunja, një nga vajzat që ndodhet në gjendje të réndë në spitalin e Tráumës ka arritur të flasë për áksidentin trágjik që ndodhi mbrëmjen e sotme. Ajo ka rrëfyer se Behar Pema, 58-vjeçari që tashmë është vënë në pranga ka kryer manovra në rrugë, duke shkaktuar edhe áksidentin.

“Kryente manovra në rrugë. Ecte dhe nuk mbante drejtimin,”- mësohet se është shprehur ajo, pas ngjarjes së réndë ku humbën jetën dy vajza. Ndërsa vetë Garunja dhe pronarja e mjetit me të cilin po udhëtonin të katërta, Denisa Dibra, ndodhen në spital.

Ora 22:47
Aksidenti tragjik në Elbasan, një prej viktimave, motra e një prej të plagosurave

1600030082_foto.jpg

Aksidenti tragjik në Elbasan i mori jetën njërës prej motrave, ndërsa ka lënë të plagosur rëndë motrën tjetër. Lusinda Garuja, 19 vjeç ishte motra e Nervida Garujës, 24 vjeç, e cila ndodhet në gjendje të rëndë te Traumat.

Ora 22:26
Identifikohet e plagosura tjetër nga aksidenti në Elbasan

Nervida Garunja, 24 vjeç, është e plagosura tjetër e aksidenti tragjik në aksin Tiranë-Elbasan, e cila ndodhet në gjendje të rëndë te Traumat në Tiranë.

Ora 21:38
Identifikohet drejtuesja e mjetit 'Volkswagen', ndodhet gjendje kritike për jetën te Traumat

Një nga të plagosurat është identifikuara si Denisa Dibra, 25 vjeç, e cila ishte edhe pronarja e mjetit tip volkswagen. Ajo është dërguar te Traumat në Tiranë.

Ora 21:32
Dy të plagosurat dërgohen te Traumat, njërës i vendoset tub në gjoks

1600021403_aksident.jpg

Dy të plagosurat e aksidentit të cilat janë në gjendje kritike për jetën, janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Njërës prej vajzave i është vendosur një tub në gjoks për shkak të gjendjes më të rënduar.

Ora 21:27
Emrat e dy vajzave që humbën jetën në aksin Tiranë-Elbasan

elbasan.jpg" style="height:438px; width:780px" />

Zbardhen emrat e viktimat e aksidenti tragjik në Tiranë-Elbasan. Dy vajzat që humbën jetën janë Lusinda Garuja, 19 vjeç dhe Zheneta Qallia,banuese në Shkodër.

Ora 21:02
Shkaktoi vdekjen e 2 vajzave në Elbasan, arrestohet drejtuesi i mjetit, ishte i dehur

1600021421_benzi.jpg

Benzi që shkaktoi aksidentin

Drejtuesi i mjetit tip 'Benz' me targa AA209AD, shtetasi Behar Pema, 58 vjeç,  drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 093 mg/l testi i parë dhe 0.99 mg/ l testi i dytë. Ai është arrestuar nga policia.

Ishte pikërisht 58-vjeçari që përplasi nga pas makinën tip " Volkswagen' , me të cilën udhëtonin 4 vajzat, ku 2 prej tyre humbën jetën dhe 2 janë në gjendje kritike për jetën.

Ora 20:42
Aksidenti në Tiranë-Elbasan, 2 viktimat ishin ulur në sediljen e pasme! Zjarrfikësja përdori mjete prerës për t'i nxjerrë (FOTO)

Dy viktimat nga aksidenti tragjik ishin pasagjere të ulura në sediljen e pasme. Përplasja ka qenë tepër e fortë sa vajzat kanë marrë plagë të rënda dhe nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Automjeti është shkatërruar plotësisht dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses me mjetet prerëse që të bënin të mundur nxjerrjen e tyre nga mjeti i dëmtuar. Të plagosurat u nxorën pas disa minutash nga zjarrfikësit. Të katër vajzat kanë dalë me shenja jete dhe janë dërguar në spitalin e traumave në Tiranë, por dy prej tyre nuk kanë mundur të mbijetojnë. Dy të plagosurat e tjera janë në gjendje kritike për jetën.

Ora 20:21
Aksidenti tragjik në Tiranë-Elbasan/ Policia: 4 vajzat kishin mbetur të bllokuara në makinë

1600019395_aksidentelbasan.jpg

Në lidhje me aksidentin tragjik në dalje të tunelit të Elbasanit, policia konfirmon dy viktima, nga përplasja e fortë mes dy makinave.

Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, mjeti tip "Benz",  dyshohet se  ka goditur mjetin  tip "Volkswagen", ku udhëtonin 4 shtetase.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të  4 shtetasve të cilit ishin të bllokuar, të cilat u transportuan menjëherë në  spital për ndihmë mjekësore,  ku 2 shtetase si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë në spital.