Aksidentohen dy punëtorë në një minierë në Bulqizë

Aksidentohen dy punëtorë në një minierë në Bulqizë

Foto ilustruese

BULQIZE- Dy persona janë aksidentuar mbrëmjen e sotme gjatë punës në minierën e Kromit në Bulqizë. M.Gj, dhe A.K,  të dy banues në Bulqizë janë dërguar në spitalin e Bulqizës ku po marrin ndihmën e parë mjekësore dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se po punohet për zbardhjen e shkakut të kësaj ngjarjeje.

"Rreth orës 20.50, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë marrë informacion se në minierën e kromit në qytetin e Bulqizës, janë  aksidentuar gjatë punës  shtetasit M.Gj, dhe A.K,  të dy banues në Bulqizë.

Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në spital,  dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje", njofton policia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilirjana kaso: 06/01/2020 22:29

    Po mendoj se do ulet korrupsoni i zyrave se nuk kane njerz per balle,dhe kane afate per te kryer punen ndaj qytetareve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë