Një aksident rrugor është shënuar këtë mbrëmje në rrugën e Rinasit, ku tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
/Shqiptarja.com
Në aksidentin e ndodhur rreth orës 18:10 ku janë përfshirë mjetet AA225DU me drejtuese J. P., mjeti me targa AA688HI, me drejtues I. V., dhe mjeti me targë AA931PI, me drejtues A.O., është dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit I.V.
Menjëher në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe veprimet e mëtejshme.
Redaksia Online
A.S/Shqiptarja.com










