ELBASAN - Tre automjete u përfshinë sot në një aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, si pasojë e të cilit mbetën të plagosur pesë persona.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Gjocaj, bënë të ditur burime policore.

Një nga automjetet e përfshira në të ishte një Renault me targa CH 277 GV, drejtuar nga Eduard Cullhaj nga Lushnja, i cili po udhëtonte së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tij. Ai u përplas me Benz me targa të EL 1410 C, drejtuar nga Agron Hysa nga Mollasi. Edhe ky po udhëtonte gjithashtu me gruan dhe dy fëmijët.

Më pas, automjeti i parë tip Renault u përplas edhe me një kamionçinë me targa AA 052 SX, drejtuar nga Sabri Greta.

Nga pesë të plagosurit, tre u dërguan në spitalin e Elbasanit ndërsa dy të tjerë në atë të Peqinit.

(im/shqiptarja.com)