Një autoambulancë që udhëtonte nga Tirana drejt jugut është përplasur në orët e para të mëngjesit me bordurat e rrethrrotullimit të Bishtit të Zhurit në aksin rrugor Kavaje-Rrogozhine.

Mesa duket shpejtësia e madhe dhe lodhja kanë bërë që drejtuesi i saj të kalojë mbi rrethrrotullimin dhe të përlaset me barrierat e hekurta përballë.

Sipas burimeve, ambulanca sapo kishte lënë një pacient me COVID dhe po shkonte në drejtim të Fierit.

Dëmet janë materiale dhe fatmirësisht nuk është i lënduar as drejtuesi i ambulancës dhe as dy infermierët.