Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në ‘Rrugën e Kombit’, me pasojë plagosjen e dy personave. Mësohet se ka mbetur e plagosur një grua 37-vjeçare dhe vajza e saj 5 vjeçe, të cilat janë dërguar menjëherë në Spitalin e Kukësit për të marrë mjekim.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Fushë Dukagjinit, njofton policia vendore, ku në mjetin tip 'Benz' po udhëtonte një familje. Makina është përplasur me një kamion me targa kosove, duke lënë të plagosur nënë e bijë.

[gallery]25406[/gallery]
Njoftimi i policisë
Më datë 26.01.2018, në autostradën Kukës-Tuneli i Kalimashit, në vendin e quajtur sipër "Fushë-Dukagjinit", mjeti tip "Benz" me drejtues mjeti shtetasin Xh.M., banues në Kalimash, i cili po udhëtonte me familjen është përplasur me një kamion me traga kosove.

Për pasojë është dëmtuar shtetësja pasagjeria L.M. banuese në fshatin Kalimash Kukës, e cila ndodhet në spitalin e Kukësit.

Si dhe ka marrë dëmtime të lehta shtetësja A.M., 5 vjeçe. Grupi hetimor ndodhet në vendgjare ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

d.c./shqiptarja.com