Një aksident është regjistuar sot në aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë.
Furgoni i policisë së burgjeve që transporton punonjësit drejt burgut të Pojskës është përplasur me një kamion. Ky i fundit ka përfunduar në kanal.
Dëmtime ka marrë vetëm shoferi i furgonit të policisë së burgjeve i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në aksin rrugor "Librazhd-Qaf Thanë", automjeti i IEVP-së (në të cilin udhëtonte personeli), me drejtues shtetasin A. S., 57 vjeç, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin malazez N. P., 33 vjeç. Si pasojë, është dëmtuar shtetasi A. S., i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, informoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Xh.K/r.k./Shqiptarja.comKomente

