Njoftimi i policisë:
Librazhd - Elbasan në fshatin Labinot Fushë, mjeti kamion me targa AA 437 Kj drejtuar nga shtetasi P.P., 63 vjeç banues në Shkodër ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit i cili është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe proçeduriale.
Redaksia Online
XH.F./Shqiptarja.com