Një automjet i policisë është përfshirë në një aksident rrugor, duke lënë të plagosur dy efektivë. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, te mbikalimi i Rinasit.

Report Tv sjell foto nga aksidenti, ku mësoi se policët kanë marrë dëmtime të lehta. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me bordurën në anë të rrugës.

aksidentohet makina policise rinas
(Momenti kur largohet nga rruga makina e aksidentuar e policisë)

d.c./shqiptarja.com