Një 22-vjeçar është arrestuar pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur në Berat. I riu ka shkaktuar një aksident pa pasoja në vendin e quajtur "Rapi", ku është përplasur me një makinë tjetër.
22-vjeçari me iniciale F.Ç. duke drejtuar mjetin e tij tip “BMW” është përplasur me mjetin tip “Range Rover” dhe është konfliktuar me drejtuesin e tij, shtetasin E. Sh.
Menjëherë është njoftuar policia, ku ka konstatuar se i riu drejtonte mjetin në gjenjd etë dehur dhe prandaj shkaktoi aksidentin. Kjo ka çuar në arrestimin e tij.
Komento