Mëngjesin e sotëm mediat kosovare raportuan  se Alban Skënderaj dhe Ermal Mamaqi u përfshinë në një aksident me makinë në Ferizaj, ndërsa ishin duke u kthyer nga një koncert që kishin mbajtur në Shkup.  

Ndërkohë që Alban Skënderaj pak para Ermalit ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social instagram ku ka qetësuar familjarët dhe fansat duke u shprehur se ai nuk ishte në makinë me Ermalin por ndodhej në hotel në Shkup, dhe vetëm Ermali ishte aksidentuar por për fat të mirë ai  është pa lëndime serioze. 

aksident

Pas Alban Skënderaj, edhe Ermal Mamaqi ka sjellë një reagim për aksidentin që ka ndodhur mbrëmjen që lamë pas. Ai përmes një postimi shkruan se ka përjetuar momentet më të vështira në jetë dhe se tashmë është shumë mirë.

ermali

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)