Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar sot me një deklaratë për mediat mbi ngjarjen e mbrëmjes së kaluar, ku efektivi i policisë Ervin Haxhiaj humbi jetën në Kamzë.
Duke kërkuar hetim të plotë të rrethanave të ngjarjes, Basha shprehu shqetësimin e thellë sipas tij, për pasigurinë në vend.
Kreu i PD-së, Basha i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimës si dhe ka uruar shërim të shpejtë për dy policët e lënduar nga aksidenti në bulevardin ''Blu'' në Kamzë.
Reagimi i plotë i Bashës:
Ngjarje jashme mase tronditëse ajo mbrëmë në Kamëz, ku pas një aksidenti humbi jetën në detyrë, polici Ervin Haxhiaj. Dua të ngushëlloj nga zemra familjarët, të afërmit dhe kolegët e tij, dhe uroj shërim sa më të shpejtë për dy policët e tjerë, Besmir Voi dhe Neil Hoxha.
Duke kërkuar hetim të plotë të rrethanave të ngjarjes, dua të shpreh shqetësimin e thellë për pasigurinë në rritje, në cdo drejtim në vendin tonë si pasojë e shthurjes totale të sigurisë dhe rendit.
Nuk kalon një ditë e vetme pa një viktimë në rrugët tona, pa një përplasje me armë, apo një vrasje për shkak të drogës. Duhet një reflektim, duhet zgjidhje, vendi meriton rend dhe siguri.
Efektivi Ervin Haxhiaj humbi jetën si pasojë e një përplasje me makinë teksa ai ishte në furgonin e policisë në patrullim. Haxhiaj ishte efektin në komisariatin nr.5.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com