Prezantuesja e njohur e Canale 5, Barbara D’Urso ka pësuar një aksident, ku është lënduar në pjesën e qafës. Ajo ka sqaruar gjendjen në të cilën ndodhet dhe se si ndodhi aksidenti.
Prezantuesja ka publikuar një video në instagram me qafore ku shprehet: “Unë ju kam fshehur diçka, pasi një javë më parë rrëshkita dhe rashë në tokë dhe copa kristali më hynë në kokë. Pasojat ishin të ndryshme dhe në njërin krah nuk ndjeja për ca kohë”.
Barbara D’Urso
Por ajo i ka qetësuar fansat se të hënën duhet të kthehet live me “Pomeriggio Cinque”.
Barbara D’Urso
Ajo shkruan krahas videos: "Unë jam këtu, kam preferuar të mos e tregoj, por në këtë situatë të vërtetën e di vetëm unë."