Moderatorja e njohur italiane, Barbara d'Urso ka mposhtur të gjitha paragjykimet në lidhje me kinezët e koronavirusin dhe ka darkuar në një resporant kinez.
Sipas Tigicom, ajo ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto ku ka vënë hashtag ‘restorant kinez’.
"Ka pasur raste racizmi, njerëz duke fyer kinezët në rrugë, koronavirusi nuk transmetohet përmes ushqimit.
Këtu është gatim shumë i pasur, ajo që ata shërbejnë në fund të vaktit.
Unë e ha atë përpara jush dhe ju ftoj të shkoni në Restorante kineze”, ka thënë Barbara në TV, gjatë momentit të tregimit të efekteve shkatërruese të psikozës ‘koronavirus’ në ambientet në lindje të Milanos, ku ishte krijuar shumë paragjykim.