Aksidentohet rëndë punëtori i Metalurgjikut në Elbasan, e zë poshtë masivi i hekurit dhe i thyen këmbët

Aksidentohet rëndë punëtori i Metalurgjikut në Elbasan, e zë poshtë masivi i hekurit dhe i thyen këmbët

Kombinati Metalurgjik i Elbasanit

Një punonjës i kompanisë së çelikut “Kurum” në Elbasan ka pësuar një aksident në ambientet e punës pasditen e kësaj të hëne. Burime për Report Tv bëjnë me dije se i lënduari është Altin Lamçe 36 vjeç, të cilin e ka zënë poshtë një masiv hekuri dhe i ka thyer të dy këmbët.

Aktualisht Lamçe është dërguar në spitalin e Elbasanit ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, teksa pritet të hyjë në sallën e operacionit. Ndërkohë një punonjës të kompanisë “Kurum” i pohoi gazetarit të Report Tv në Elbasan se punonjësi i Altin Lamçe ka rreshqitur në ambientet e hyrjes së kompanisë dhe ka pësuar dëmtime të lehta.

Një oficer i policisë gjyqësore ka shkuar në spitalin e Elbasanit dhe po merr në pyetje punonjësin Altin Lamçe dhe kolegët e tij për të hedhur dritë mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK