Aksidentohet Samanta Karavella
përplaset me një kamion ushtrie

Pasditen e së shtunës rreth orës 17:00 këngëtarja Samanta Karavella, e cila ishte në  makinën e saj  “Citroen” me targa AA339NJ, është përplasur me një kamion ushtrie. 

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Bibliotekës Kombëtare, por fatmiresisht vetë këngëtarja nuk është dëmtuar fizikisht.

Portali “Iconstyle” ka siguruar foto nga aksidenti ku këngëtarja shqiptare shfaqet në këmbë në derën e parë, por me fytyrë të kthyer nga aparati. 

Si pasojë e përplasjes automjeti me të cilin ajo po udhëtonte ka pësuar dëme në pjesën e përparme. Samanta Karavella ka qenë duke udhëtuar e vetme në makinë.

 Ajo shfaqet e veshur “casual”, me streçe, xhaketë lëkure dhe atletet, prej të cilës nuk mund të kuptojmë se këngëtarja po lëvizte për ndonjë koncert të mundshëm.

Ngjarja para dy ditesh
Një automjet i ushtrisë është përplasur me makinën e një qytetari pasditen e se shtunes. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në zonën pas Pallatit të Operas dhe Baletit.

Makina e tipit Citroen dhe kamioni i ushtrisë kanë hyrë në të njëjtën kohë në kthesën pas Pallatit të Operas, në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe si pasojë janë përplasur. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në pjesën e përparme të kamionit të Ushtrisë, vërehet flamuri anglez, si dhe targat e këtij shteti.





Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

36/2
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Ndërtimi i rrugës Kashar-Lekaj, miratohet kontrata e koncesionit

Ndërtimi i rrugës Kashar-Lekaj, miratohet kontrata e koncesionit