Demokratët kanë shënuar një rezultat të rëndësishëm edhe në Teksas, një nga shtetet tradicionalisht republikane. Kandidati demokrat për Senatin amerikan, James Talarico, ka siguruar një avantazh prej 21 pikësh përqindjeje në votimin e parakohshëm në qarkun Tarrant, ku ndodhet qyteti Fort Worth.
Rezultati tërheq vëmendjen pasi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, Donald Trump fitoi në këtë qark me një diferencë prej 5 pikësh përqindjeje ndaj rivales demokrate.
Tarrant konsiderohej dikur një nga bastionet më të mëdha republikane në Teksas. Kalimi nga një avantazh republikan prej 5 pikësh në një epërsi demokrate prej 21 pikësh në votimin e parakohshëm përbën një ndryshim prej 26 pikësh, megjithëse krahasimi është mes dy garave të ndryshme.
Lajmi kryesor:
Amerika vendos! Demokratët në avantazh për Kongresin dhe Senatin, fitojnë në bastione kyçe të republikanëve! Trump: Gati të përdor kompetenca të jashtëzakonshme nëse ata fitojnë kontrollin!






