Një 49-vjeçar me inicialet A. Xh. është arrestuar, pasi ditën e djeshme duke drejtuar makinën tip "Toyota" aksidentoi në aksin rrugor Himarë-Potam një fëmijë 7-vjeçe. E mitura u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që po në Himarë është arrestuar një 48-vjeçare me inicialet I.Ll. nga Nivica pasi dy ditë më parë si pasojë e një konflikti ka goditur me sende të forta një grua me inicialet L.Gj., e cila ndodhet e shtruar në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Komento