Aksidentoi nxënësit, arrestohet
shoferi i mjetit që ra në greminë

Një ditë pas aksidentit në fshatin Vërzhezhë të Skraparit, ku autobusi me nxënës doli nga rruga dhe u përmbys duke lënë disa të plagosur, policia ka arrestuar shoferin e mjetit. Në pranga ka rënë shtetasi Astrit Hysi, 52 vjeç, banues në fshatin Vërzhezhë.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e djeshme, ku autobusi po transportonte nxënësit e shkollës 9-vjeçare dhe të mesme nga fshatrat Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës, teksa u aksidentua në fshatin Vërzhezhë, duke rënë nga rreth 20 metra në greminë, por fatmirësisht të gjithë nxënësit dhe shoferi kanë shpëtuar. 

 

Autobusi ka qenë me shpejtësi dhe në momentin që shoferi ka tentuar të frenojë në një kthesë të fortë në një terren shumë të vështirë ka përfunduar në greminë. Autobusi pas disa rrotullimeve ka përfunduar në humnerë, por pavarësisht se aksidenti ishte i rëndë, shoferi nuk ka pësuar dëmtime, madje ka qenë ai që ka lajmëruar policinë, ambulancën dhe zjarrfikësen, që u kanë ardhur në ndihmë nxënësve duke i dërguar në spital, ndërsa policia mbërriti me vonesë.

 

 

Autobusi që u aksidentua sikur duket edhe nga pamjet e Report Tv është shumë i vjetër dhe amortizuar, ndërsa gomat i kishte jashtë standardeve, duke e nxjerrë jashtë rrugës pas frenimit. Nga 15 nxënësit që ndodheshin në autobus, një është dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar, 4 ndodhet në spitalin e Skraparit, 5 të tjerë në spitalin e Beratit jashtë rrezikut, ndërsa 5 të tjerët dhe shoferi nuk kane asnjë lëndim. Vajza që ndodhet në Tiranë për mjekim më të specializuar, sipas mjekut ndodhet në gjendje të mirë, ndërsa do i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Njoftimi i policisë:
Më datë 12.03.2018, nga Specialistët e Seksionit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Astrit Hysi, 52 vjeç, banues në fshatin Vërzhezhë, Skrapar.

Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën dytësore Vërzhezhë - Çorovodë, në vëndin e quajtur “Kthesa e Minos”, duke drejtuar mjetin tip Benz autobuz, me targa AA 245 KE humbi kontrrollin e mjetit dhe doli nga rruga duke u përmbysur në përrua, ku për pasojë u lënduan nxënësit që udhëtonin me këtë automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)