Është identifikuar dhe kapur drejtuesi i mjetit i cili aksidentoi per vdekje një 24-vjeçar në fshatin Qenas të Fierit i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte larguar nga vendgjarja.

Pas punës së autoriteteve për zbardhjen e rrethanave  dhe dokumentimin e ngjarjes të ndodhur në fshatin Qenas ku mbeti i vdekur shtetasi Q. M., 24-vjeç,  arritën të identifikojnë autorin bashkë me mjetin " Fiat Punto " i cili pas aksidentit u largua nga vendngjarja.

Shtetasi me iniciale K.M., 28 vjeç u arrestua për veprën penale " Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor " dhe " Largim nga vendi i aksidentit".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.