FIER- Aksident me vdekje në Fier! Një 24-vjeçar që po lëvizte me biçikletë ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme pasi u përplas nga një makinë.

Në aksidentin e ndodhur rreth orës 22:00, në fshatin Qenas, Fier, në afërsi të një karburanti viktima ka mbetur Q. M., rreth 24 vjeç, banues në fshatin Mbrostar, Fier. Ai nuk ka mundur dot që tu shpëtojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në vend.

Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit.