Andrea Memollari i cili aksidentoi për vdekje nënën e 2 fëmijëve, 45 vjeçaren, Dhurata Doku Prifti, del nesër para trupit gjykues.
Mbi Andrea Memollarin rëndon akuza aksident me pasojë vdekje. Andrea Memollari akuzohet edhe për largim nga vendi i ngjarjes.
Dy ditë më parë, i riu përplasi tre persona në rrugën "Jordan Misja" në Tiranë. Personat e përfshirë në aksident ishin një nënë dhe dy fëmijët e saj. Në përpjekje për të mbrojtur fëmijët, 45-vjeçarja i doli përpara mjetit tip "Mercedez-Benz" duke përfunduar nën rrotat e tij. Nga ky aksident humbi jetën Dhurata Doku Prifti.
Derjtuesi i automjetit në vend që të ndalonte dhe t'i jepte ndihmën e parë të aksidentuarës, bën të paimagjinueshmen, xhiron gomat mbi trupin e të ndjerës dhe ikën me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Ai u arrestua nga policia rreth orës pas ngjarjes së rëndë. Në dëshminë e dhënë përpara uniformave blu, Memollari ka deklaruar se në momentin e aksidentit ka qenë duke folur në telefon.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com