Aksidentoi për vdekje 63-vjeçarin dhe u largua, arrestohet pas një dite shoferi i kamionit

Aksidentoi për vdekje 63-vjeçarin dhe u largua, arrestohet pas një dite shoferi i kamionit

Foto ilustruese

DURRËS- Një ditë pas aksidentit të regjiistruar në autostradën Tiranë-Durrës ku u humbi jetën një 63 vjeçar, policia ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit që përplasi për vdekje viktimën e që më pas u largua nga vendngjarja.

Në pranga përfundoi Gentjan Toska 44 vjeç banues në Tiranë, i cili mëngjesin e së shtunës rreth orës 07:35 duke drejtuar mjetin tip kamion “Iveko” aksidentoi 63 vjeçarin Xhevahir Sadiku i cili po lëvizte me biçikletë. Fillimisht 63 vjeçari u dërgua në spital por si pasojë e plagëve të marra nuk arriti të mbijetojë.

Pas arrestimit ndaj 44 vjeçarit rëndojnë veprat penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largim nga vendi aksidentit".

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos