DURRËS- Koronavirusi fatkeqësisht nuk ka ndalur aksidentet rrugore.

Ditën e sotme ka ndërruar jetë një 63-vjeçar i cili teksa po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një mjet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:35, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, teksa mësohet se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes

"Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit", bëjnë me dije uniformat blu.