SARANDË- Është zhvilluar në mjediset e spitalit seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 17-vjeçarit E. Rraku i cili ka qenë shkaktar për aksidentin automobilistik në Sarandë ku humbën jetën dy italianë 3 ditë më parë. I mituri u njoh me masën e sigurisë arrest me burg.
Elio.Rraku i jepte makinës pa patentë dhe në shoqërinë e tij mbrëmjen e 24 gushtit ishte një 16 vjeçar pasagjer. Ata ishin duke shkuar nga Saranda në Ksamil ndërsa italianët po ktheheshin pas ditëlindjes. Përplasja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të 24 gushtit në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”.
Shkak për zhvillimin e seancës në ambientet e spitalit është fakti se i mituri ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve. Prokurorja e çështjes, Esmeranda Basho kërkoi masën ‘arrest me burg’ për veprat penale ‘shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor’ dhe drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt.
Avokati i të miturit, Çlirim Shehini kërkoi masë më të lehtë sigurie me argumentin se ishte i mitur, student dhe i traumatizuar. Ai shtoi se i mituri duhet ta kalojë këtë shok për shkak të gjendjes psikologjike. Masa u caktua nga gjyqtarja, Suela Xhani.
Aksidenti tragjik u regjistrua të enjten e 24 gushtit në orët e para të mëngjesit në Sarandë. Si pasojë e përplasjes së mjetit të drejtuar nga E. Rraku, vetëm 17-vjeç pa patentë mbetën viktimë dy turistët italianë Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano. Motori me të cilin lëviznin nga Ksamili drejt Sarandës u përplas nga një mjet tip ‘Mercedes Benz’ që drejtohej nga adoleshentI, i cili nuk kishte patentë.
Për shkak të shpejtësisë në kthesë, mjeti ka dalë në kahun e kundërt dhe ka goditur motorin. 17 vjeçari E. Rr. ka dalë nga kthesa për shkak të shpejtësisë, duke goditur përballë motorin e turistëve.
-
/OR TEJ/,ne Shqiperi nuk e di kur,por tek ne duhet te jesh 21 vjec qe te marresh license per arme dhe duhet te kalosh neper kontroll shume strikt te policise e psikologut,etj.
Përgjigju -
17 vjec i mitur?! Tek ne 16 vjec ke te drejte te marresh patenten,kurse kete na e konsiderojne /vogelush/ qe mes te nates iu tek per nje /joy ride/?! Vrau dy vete e rrezikoi jeten e shokut me makinen qe po e ngiste pa patente dhe avokati i qan hallin se na qenka /i vogel/ e /i traumatizuar/!! Po testin e alkoolit/droges ja bene,apo /harruan/ se eshte /vogelush/ ne diapers?
Përgjigju-
Po armet ne cilen moshe te lejohet ti mbash or teeeejjjjj
-
-
Per cfar te mituri thoni vrau 2 njerez dhe sot kjo eshte mosha me e pa pergjegjshme per te bere krime.
Përgjigju -
Ok eshte i mitur se ska mbush akoma 18 vjec por ai nuk eshte 10 vjec. Po te perdore makinen pa patente nuk i duket vetja i mitur. Po te bej te qajne 2 familje per bijte e tyre italian ose kushdo qofshin. Ai i mituri ne prag te 18 duhet te marr denimin qe meriton qe kur te dalnnga burgu 60 vjec mos te jet me i mitur. Jam dakord me te tjeret qe edhe babai i femijes duhet te vuaje pasojat per te birin.
Përgjigju -
Ne rralle te pare duhet te futet edhe i jati ne Burg, ky djalit asht 17 vjec megjithate duhet te rrije ne Burg, mrapa a se Ka dit Mercedesi me motor te fuqishem nuk mund ti grahin?
Përgjigju -
O Avokat uroj qe kur te dali nga burgu te te vij ty ne trotuar ai bastardi me makine!
Përgjigju -
cfare burgu more,,ai duhet varur ne litar,,mwrr makinen dhe i jep pa patente...po te isha une familja e italianit,,do e vrisja kete qen...nuk do e falja kurre..vrave do vritesh...
Përgjigju -
Hidhne çelsin ne det dhe te kalbet ne burg
Përgjigju-
JO MOR BIM E KIE GABIM... ASHTE PRINDI PERGJEGJS , DENIMI DUHET TI KALOJ PRINDIT NESE I KA LEN MAKINEN.... DHE NE BAZE TE MOSHES AI DUHET TE MARI DENIM TJETER.... NA VJEN SHUME KEQ PER ITALIANET DHE PER JETEN E TYRE..... NGUSHELLIME FAMILJEVE ITALIANE.
-










Komente
Komento