Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi përplasi për vdekje mbrëmjen e djeshme 68-vjeçarin Rifat Murra.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në rrugën e re të portit teksa 28-vjeçari Lorenco Këllici aksidentoi me automjetin e tij këmbësorin. Lorenco Këllici akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
“Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmë, mbi aksidentin në rrugën e re të portit, me pasojë vdekjen e shtetasit R. M., ju informojmë se shërbimet e Policisë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit që përplasi këmbësorin, shtetasit L. K., 28 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen”, njofton policia.
Komente











e tmerrshme
Përgjigju