KUKËS - Pas më shumë se 24 orësh pa asnjë kontakt me familjarët, është gjetur në Mitrovicë 14-vjeçari që jeton në fshatin Golaj të Bashkisë Has.
I mituri nuk ishte shfaqur në shtëpi që prej datës 5 janar, rreth orës 13:00.
Dritan Dauti, familjar i të miturit, tha për Report TV se 14-vjeçari kishte marrë pa dijeninë e prindërve mjetin e babait të tij, tip Mercedes-Benz, E-Class, me targa AB 379 RY.
Njoftimi i policisë:
Has/ Më datë 05.01.2026, në Komisariatin e Policisë Has, kanë bërë kallëzim familjarët e një shtetasi të mitur, 14 vjeç, banues në Has, se i mituri ka marrë pa leje automjetin e babait të tij dhe është larguar nga banesa.
U bë shpallja në kërkim e 14-vjeçarit, ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për gjetjen e tij.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
Komente







