Përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren në Himarë, Prokuroria kërkon 15 vite burg për ish-policin Tase: Ishte me shpejtësi, motorët prenë trupin e vajzës

VLORË- Prokuroria e Vlorës ka kërkuar në total 15 vite burg për ish-policin Arjan tase, i cili përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia në gusht 2022. Ish polici Tase akuzohet nga Prokuroria për veprën penale ‘Vrasje me dashje’.

Në Gjykatën e Vlorës prokurori ka parashtruar konkluzionet, ku thuhet se nga hetimet është provuar se ditën e ngjarjes, 02.08.2022, Arjan Tase ka qenë duke drejtuar skafin dhe pasi ka lënë disa persona në breg të detit, kur është nisur për të dalë nga ajo zonë (brenda kordonit të sigurisë) ku notonte babai me me vajzën e tij Jonada, mjeti ka marrë shumë shpejtësi duke shkuar në drejtim të tyre dhe në marrjen e kthesës motorrat e tij kanë kapur vajzën e mitur duke e prerë në të gjithë trupin.

Jonada vdiq në vendin e ngjarjes.

“Në lidhje me të pandehurin Arjan Tase, nga analiza e akteve të administruara gjatë hetimit, kqyrja e vendit të ngjarjes, e pamjeve filmike, provohet të ketë konsumuar elementët e veprës penale të “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal në formën e dashjes indirekte", njoftoi sot Prokuroria e Vlorës.

Kujtojmë që më 1 dhjetor 2023, Gjykata e Vlorës ndau dosjen e ngjarjes së gushtit të vitit 2022 në Himarë. Ish-punonjës i policisë, do të gjykohet më vete, pa 8 punonjësit e tjerë të policisë së Himarës, nën akuzë për shpërdorim detyre.

7-vjeçarja Jonada Avdia humbi jetën në gusht të 2022, tragjikisht në plazhin Potam të Himarës teksa po lahej në det, pasi u godit nga me skaf nga Arjan Tase, i cila në kundërshti me rregulluat, po lundronte brenda kordonit të sigurisë me shpejtësi. 

Familja Avdia, me origjinë nga Tropoja, kishte ardhur për pushime në atdheun e tyre, pasi prej vitesh jetonin në Angli. Por, në këto pushime u përballën me tragjedinë, që u shkaktua nga polici Arjan Tase. 7-vjeçarja u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Vlorës

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në bazë të nenit 378 të K.Pr.Penale ka parashtruar konkluzionet përfundimtare në lidhje me procedimin penal nr.918 të vitit 2022 me të pandehur shtetasin Arjan Tase i akuzuar për veprën penale ‘Vrasja me dashje’ parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal. 

Kjo prokurori, kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit Arjan Tase dhe dënimin e tij me 15 vite burg për veprën penale ‘Vrasja me dashje’.

Në konkluzionet përfundimtare, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë, deklaron se provohet se ditën e ngjarjes, në datën 02.08.2022, rezulton se i pandehuri Arjan Tase, ka qënë në drejtimin e një mjeti lundrues me dy motorrë dhe pasi ka lënë disa persona në breg të detit, në momentin që është nisur për të dalë nga zona ku notonte shtetasi B.A. me vajzën e tij Jonada Avdia, mjeti ka marrë shumë shpejtësi duke shkuar në drejtim të tyre dhe në marrjen e kthesës motorrat e tij kanë kapur vajzën e mitur duke e prerë në të gjithë trupin. E mitura Jonada Avdia ndërroi jetë në moment.

Në lidhje me të pandehurin Arjan Tase, nga analiza e akteve të administruara gjatë hetimit, kqyrja e vendit të ngjarjes, e pamjeve filmike, provohet të ketë konsumuar elementët e veprës penale të “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal në formën e dashjes indirekte.

Organi i akuzës, ka bindjen e plotë se i pandehuri Arjan Tase, ka konsumuar elementët e veprës penale ‘Vrasja me dashje’, pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes, në lidhje me kualifikimin e faktit penal si ‘Vrasja nga pakujdesia’.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/05/2024 03:41

    Vrasje me dashje dhe vetem 15 vjet burg?!

    Përgjigju
  • ncncnc: 08/05/2024 23:12

    si ka shku puna, i ati duhet me ba vetegjygjesi se ska ligj qe zbatohet ne Shqipni

    Përgjigju
  • Azqwe: 08/05/2024 20:16

    O zot mos e nxirrni me ket lajm se me vjen per te qar...o zot

    Përgjigju
  • Real: 08/05/2024 17:48

    Te kishit kerkuar maksimumin e nenit 76 me 20 vite pasi viktima ishte e mitur. Arroganca ne futjen e skafit ne zonen e ndaluar dhe sjellja prej gangesteri e ketij horri pas ngjarjes meritojne me shume se kaq. Hetimin pasuror e late gje ne mes qe nuk permendet fare?

    Përgjigju
  • Ne te gjithe: 08/05/2024 17:45

    O Zot ne çfare vendi jetojmë. Te vret tjetri ne breg te detit dhe ia hedh paq me 15 vite burg. Ikni o njerez dhe as kokën mos e ktheni pas. Ikni sa më parë nga sytë këmbët.

    Përgjigju
  • nora: 08/05/2024 17:12

    duhet burgim perjete per kete maskara....

    Përgjigju
  • Prind: 08/05/2024 16:49

    Engjell I vogel e pafajshme ,te morri jetën bastardi. 15 vjet eshte shumë pak për atë bastardin sepse vajza ishte ne breg te detit dhe jo 300 metra larg bregut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë