E reja shqiptare 24-vjecare, Aurela Perhati e cila u arrestua këtë të premte nga policia italiane me akuzën e vrasjes së 53-vjeçarit Italian, Massimo Garrita, ka dhënë së fundi dëshminë e saj ku tregon se gjithçka ka ndodhur për vetëmbrojtje, pasi viktima kishte tentuar ta përdhunonte.
Sipas mediave italiane, bëhet e ditur se gjatë mbrëmjes së të mërkurës shqiptarja është marrë në pyetje për rreth 6 orë ku Perhati ka rrëfyer versionin e saj të ngjarjes.
Duke e konsideruar një histori tragjike dhe fatkeqe, mësohet se avokati Luca Amerio, ka raportuar versionin e rrëfyer prej 24 vjeçares shqiptare. Bëhet e ditur se 24-vjeçarja shqiptare ka treguar se nuk e njihte më parë Massimo Garrittan e se rreth orës 18:45 të 31 dhjetori ka pranuar ta shoqërojë me makinë.
Ajo ka rrëfyer se nuk ka patur qëllim ta shtypë, por është përfshirë nga paniku, kur ai uli pantallonat dhe tentoi ta përdhunonte, duke e tërhequr për ta zbritur nga makina në një zone pa lëvizje.
“Mendova se vetëm e kam prekur me makinë e jo aksidentuar deri në vdekje”, ka thene ajo, duke shtuar se as kishte nder mend ta vriste, por vetem te largohej sa me shpejt prej tij.
Prokurori i çështjes është deklaruar se “motivi i dhunës seksuale është për t’u marrë në konsideratë, por e gjithë alibia e ngitur mbetet ende për t’u verifikuar".
Sipas mediave lokale italiane avokati i saj mbrojtës Luca Amerio është shprehur se “nuk ka qenë vrasje e qëllimshme dhe e paramenduar. Ka qenë një rast tragjik e i pafat".
Shqiptarja, Aurela Perhati banuese prej dy vitesh në komunën e Ovadas në Itali, aktualisht ndodhte në burg. Ajo aksidentoi për vdekje pasditen e 31 dhjetorit, italianin Massimo Garitta, 53 vjeç i cili prej vitesh banonte në tënjëjtën zonë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.9%
-
Jo
41.7%
-
Nuk e di
10.4%
Vota total: 48
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43
-
Hodhi çantën me 100 gramë kokainë para kontrollit dhe ‘dribloi’ karabinierët, kapet pas 7 muajsh 25-vjeçari shqiptar! Në kërkim shoku
12 Janar, 16:27
-
‘Kam vrarë Tonin, dua të paguaj’, kush është shqiptari që qëlloi bashkatdhetarin e tij në Itali (EMRI)
12 Janar, 11:28
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
Itali/ Trafikonte kokainë me postë përmes rrjetit WhatsApp, 30-vjeçari shqiptari kapet dhe me drogë të fshehur në pjesët intime! 50 euro doza
10 Janar, 21:10
-
Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime
10 Janar, 20:43
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Pensionet në Itali/ Dhoma e Deputetëve ratifikoi marrëveshjen, Aliaj: Pritet të kalojë në Senat, ja kategoritë përfituese
10 Janar, 14:46
-
Zbardhet vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali, bashkatdhetari pranon krimin: E prita në një zonë të errët, ku s'kishte kamera
10 Janar, 13:19
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori italian: Situata shumë konfliktuale, fushata të jetë me fakte e programe! Qeveri teknike? 'Vendos politika'
10 Janar, 11:21
-
Itali/ Sipërmarrësi shqiptar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston bashkëatdhetarin si vrasës të dyshuar
9 Janar, 21:31