Një 28-vjeçar në Shkodër është vënë nën hetim për një aksident të ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”.
Sipas policisë, 28-vjeçari ka përplasur me automjet një 12-vjeçar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. I mituri ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.
Xh.D/Shqiptarja.com“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. M., 28 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin e tij, në lagjen “Qemal Stafa”, ka goditur këmbësorin, shtetasin e mitur 12-vjeçar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. 12 vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia.
![]()
Komente

