'Mos lëviz, prangat mbrapa'| RENEA dhe FNSH godasin grupin që shiste kanabis çokollatë në Fier dhe Vlorë (VIDEO)

RENEA dhe FNSH kanë finalizuar në Vlorë një operacion të nisur në Fier duke vendosur në pranga tre persona për prodhim dhe shitje kanabisi në dy qarqet. Të arrestuarit nga operacioni 'Zhupani' janë;

A. M. 40 vjeç, banues në Fier.

M. K. 46 vjeç, banues në Fier

K. Sh. 40 vjeç, banues në Vlorë

Ndërkohë që nga operacioni janë sekuestruar 43.5 kg lëndë narkotike kanabis në formë çokollate. Operacioni filloi që në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen "1 Maj" në Fier dhe u finalizua në qytetin e Vlorës. Tre të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike në qarkun e Fierit dhe Vlorës.

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e operacionit nga momenti i arrestimit të tre personave dhe sekuestrimit të drogës që ishte fshehur në makinë. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigranti: 29/10/2019 18:31

    haha u bejne spektakel ktyre te lodhurve per kamerat ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura