Anti-KÇK-ja vijon aksionin, shkon në 37 numri i makinave luksoze të bllokuara në disa qytete! 134 persona të shoqëruar në polici (VIDEO)

Në disa qytete te vendit, mes tyre në Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Korçë, Sarandë, Shkodër dhe në Fier po zhvillohet një aksion blic për identifikimin dhe bllokimin e makinave me probleme me dokumentacionin, të trafikuara ose që u është fshirë numri i shasisë.

Në Gjirokastër janë bllokuar 19 makina, në Durrës 10, 5 në Tiranë, ndërsa në Fier dhe Korçë deri tani nuk informacion, ndërsa në Shkodër janë bllokuar 3 makina. Policia ende nuk e ka konfirmuar nëse bllokimet lidhen me anti-KÇK-në, por operacionet që po zhvillohen në qarqe të çojnë në këtë drejtim, pasi në momentin që bllokohet makina luksoze, futet në skaner edhe pronari që e posedon, e kaluara e tij, nëse e justifikon.

Nëse rezulton se makinat luksoze janë në pronësi të personave me të kaluar kriminale ose ka dyshime se nuk e justifikojnë, atëherë vendoset në dijeni struktura e OFL-së, ku dërgohet dosja për të vijuar me procedurën e dërgimit të formularit për justifikimin e pasurisë ose sekuestrohet në kushtet e emergjencës. 

Mes personave që janë shoqëruar në Gjirokastër dy dyshohet se janë të njohur për drejtësinë, por emrat e tyre nuk bëhen ende publikë nga policia. Theksojmë se në 24 orët e fundit në kuadër të operacionit anti-KÇK janë sekuestruar 4 makina të blinduara të Dashamir Gjokës, Saimir Taullaut, Durim Bamit dhe Landi Muharremit (lexo ketu).

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:39
Policia dhe FNSH kontrolle në mbarë vendin, për 72 orë janë shoqëruar 134 persona (VIDEO)

Policia e Shtetit ka njoftuar se gjatë aksioneve të 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shoqëruar 134 persona me precedent kriminal, apo pa dokumente të rregullta të cilët udhëtonin në orët e vona të natës.

Aksioni i Policisë është zhvilluar në kuadër të nismës për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë, me mjete të blinduara pa dokumentacionin përkatës, për goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe bllokimin e mjeteve të vjedhura si dhe mbajtjen nën kontroll të personave me precedent kriminal janë shtrirë në të gjithë territorin e vendit.

Na aksion kanë marrë pjesë FNSH-ja, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme, Policia Kriminale dhe ajo e Qarkullimit Rrugor, pika kontrolli  të lëvizshme, në orare të ndryshme ditën dhe natën, por edhe kontrolle të befasishme për automjetet në lëvizje në të gjitha qytetet e vendit.  

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit Po ndodh në të gjithë vendin. Vijon zbatimi i detyrave të përcaktuara në planin e masave për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë, me mjete të blinduara pa dokumentacionin përkatës, për goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe bllokimin e mjeteve të vjedhura si dhe mbajtjen nën kontroll të personave me precedent kriminal.

FNSH-ja, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme, Policia Kriminale dhe ajo e Qarkullimit Rrugor, pika kontrolli të lëvizshme, në orare të ndryshme ditën dhe natën, por edhe kontrolle të befasishme për automjetet në lëvizje në të gjitha qytetet e vendit. Si rezultat i kontrolleve, gjatë 72 orëve të fundit, janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe, një numër i konsiderueshëm automjetesh luksoze, të cilat do t’i nënshtrohen verifikimit të dokumentacionit.

Njëkohësisht janë shoqëruar në të gjitha Drejtoritë Vendore, 134 persona me precedent kriminal apo pa dokument identifikimi me vete, të cilët qarkullojnë në orët e vona të natës. Këta persona i janë nënshtruar verifikimeve dhe kontrolleve të mëtejshme. Kontrolle të tilla me afat kohor të shkurtër, do të vijojnë në të gjithë vendin edhe në ditët e ardhshme.

Ora 22:23
Aksion i FNSH shtrihet dhe në veri, 3 mjete të bllokuara në Shkodër (VIDEO)

Shkodra është qyteti i radhës i përfshirë në aksionin e policisë dhe FNSH-së për kontrollet e mjeteve, të cilat dyshohen se janë të vjedhura apo me probleme në dokumentacion, me urdhër të drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Gjatë ditës së shtunë, policia bllokoi 3 mjete, të cilat nuk dispononin dokumentacionin përkatës.

Nga mëngjesi deri në orët e mbrëmjes forcat e policisë së Shkodrës se bashku me efektiv të FNSH kanë patrulluar në pika të ndryshme të qytetit.

Gjate paradites FNSH dhe policia, të kamufluar me maska dhe të armatosur, kanë patrulluar në rrugën Shkodër-Hani i Hotit dhe në hyrje të qytetit, ku janë bllokuar dhe 3 mjetet. Ato kanë kryer kontrolle në çdo mjet të dyshuar, ndërsa burimet konfirmojnë se këto kontrolle do të vijojnë të zhvillohen dhe në ditët në vijim.

Ora 21:01
Berat/ Vijon aksioni, policia pika kontrolli në të gjithë qytetin (VIDEO)

Në qytetin  e Beratit edhe mbrëmjen e sotme ka patur forca të shumta policie të cilët kanë bërë kontrolle të rrepta për të kapur persona të shpallur në kërkim apo makina të blinduara pa dokumentacion.

Postblloqet policore janë ngritur paralelisht me Beratin edhe në të katër bashkitë e tjera të qarkut. Në qendër të Beratit, por edhe në të gjitha pikat hyrëse e dalëse të tij janë vendosur që prej pasdites së të enjtes postblloqe me forca të shumta policore.

Në të gjitha automjetet që janë ndaluar në këto postblloqe janë bërë kontrolle të imtësishme për drogë e armë, ndërkohë që janë kontrolluar edhe personat që drejtonin atomjetetet, nëpërmjet identitetit të tyre, për të verifikuar nëse janë apo jo persona në kërkim policor në Berat a në qytete të tjera.

Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se,vetëm në dy ditët e para të këtij aksioni janë kontrolluar rreth 100 automjete dhe janë vendosur 80 masa administrative për ata drejtues mjetesh që kanë rezultuar me mangësi në dokumentacion dhe me shkelje.

Po kështu,gjatë këtij aksioni, policia ka ushtruar kontroll fizik për armë, drogë e sende të tjera të kundraligjshme mbi 145 shtetas që kanë kaluar me automjete në postblloqet e ngritura.

Të njëjtat burime konfirmojnë se postblloqet policore do të vijojnë të qëndrojnë disa ditë me radhë në rrugët e qarkut të Beratit.

Ora 18:56
Aksioni anti-KÇK-së, shkon në 19 numri i makinave luksoze të bllokuara në Gjirokastër (VIDEO)

Në qarkun e Gjirokastrës vijojnë kontrollohet dhe bllokimet e makinave në operacionin e nisur prej mbrëmjes së djeshme. Report Tv sjell pamjet nga postblloku i policisë në parkun e Viroit. Numri i makinave që janë bllokuar deri tani ka shkuar në 19, ndërsa i gjithë qarku është blinduar. Këtë pasdite janë ngritur disa pika të tjera kontrolli, njëra në afërsi të lagjes “Gerhot” rruga nacionale Gjirokastër—Tepelenë në Subash në rrugën nacionale Tepelenë –Përmet, Tepelenë-Memaliaj dhe Gjirokastër-Kakavijë. Mes makinave të bllokuara, gazetari i Report Tv në Gjirokastër Piro Nase raporton se janë 3 ‘Jaguar’, 8 ‘Benz’-a, një 'Hyundai' me targa italiane, etj. Mes personave që janë shoqëruar dy dyshohet se janë të njohur për drejtësinë, por emrat e tyre nuk bëhen ende publikë nga policia.  

Ora 17:27
Edhe Fieri i ‘rrethuar’ nga FNSH-ja, kontrolle për makinat luksoze (VIDEO)

Kryqëzimet e rrugëve brenda dhe jashtë qytetit të Fierit kanë qenë blinduara prej mbrëmjes së djeshme. Aksioni ka vijuar edhe pasditen e sotme, teksa forca të shumta të policisë lokale dhe FNSH-së kanë zbarkuar në qytet. Operacioni po vijon për kontrollin e makinave të ndryshme, me fokus luksozet, për armëmbajtje apo personat në kërkim. Aksioni është i shtrirë në të gjithë vendin në kuadër të anti-KÇK-se.

Ora 12:33
Aksion edhe në Sarandë, FNSH-ja kalon makinat në filtër në Qafë-Gjashtë

FNSH-ja ka zbritur edhe në jug të vendit duke ushtruar kontrollet në Sarandë. Aksioni është përqendruar në hyrje të Sarandës në Qafë-Gjashtë, ku kontrollohen mjete të dyshuara. Deri tani nuk raportohet të jetë bllokuar ndonjë makinë luksoze apo për ndonjë të shoqëruar.

Ora 12:29
Anti-KÇK-ja/ Zbarkon FNSH-ja edhe në Korçë për bllokimin e makinave luksoze

Në qarkun e Korçës, FNSH-ja në bashkëpunim me strukturat e qarkut ka zbritur në terren për bllokimin e makinave luksoze pa dokumentacion të rregullt por edhe kapjen e personave me precedentë. Aksioni është shtrirë në të gjitha qytetet e qarkut të Korçës.

Ora 12:10
Vijon operacioni, bllokohen 5 makina luksoze në Tiranë

Operacioni për makinat luksoze pa dokumente, të vjedhura apo me ndërhyrje në numrin e shasisë po zhvillohet edhe në Tiranë, ku deri paraditen e së shtunës janë bllokuar 5. Pas bllokimit po vijon procedura për verifikimin e makinave.

Ora 11:57
Bllokohen 10 makina luksoze në Durrës nga anti-KÇK-ja

Në kuadër të operacionit që po zhvillohet në disa qarqe, janë bllokuar edhe 10 makina luksoze në qytetin e Durrësit. Gazetari i Report Tv në Durrës, Artur Korriku raporton se policia nuk ka hasur në rezistencën e drejtuesve të makinave. Tashmë do të verifikohet dokumentacioni i makinave nëse janë të trafikuara, por edhe nëse është fshirë numri i shasisë.

Ora 11:00
Benz dhe Jaguar, 11 makina luksoze u bllokuan në Gjirokastër

Prej mbrëmjes së djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Gjirokastër janë bllokuar 11 makina luksoze, ndërsa drejtuesit e tyre janë shoqëruar. Gazetari i Report Tv Piro Nase raporton se policia ngriti 7 pika kontrolli  në akse të ndryshme të rrugëve nacionale të qarkut të Gjirokastrës duke bllokuar makinat luksoze me dokumentacion me probleme, mes tyre Benz dhe Jaguar.

Operacioni u zhvillua disa orë pas zhvillimit të analizës vjetore të drejtorit të policisë së shtetit Ardi Veliu në Gjirokastër. Një burim i tha Report Tv se një ndër porositë e tij ishte që të ngrihen sa më shumë pika kontrolli për të goditur mjetet e parregullta të luksit por edhe e ndalimit te personave në kërkim. Disa orë pas largimit të Veliut nga Gjirokastra, strukturat nisën zbatimin e porosisë duke bllokuar makinat me dokumentacion të parregullt.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daku: 09/02/2020 12:50

    Vetem 5 makina te bllokuara ne Tirane???? Hahahahaaa Vetem poshte pallatit tim jane parkuar 5 makina me vlere totale 300 mije €...ore mbase dhe i justifikojne zoti na rujt...

    Përgjigju
  • Lake: 09/02/2020 09:03

    Kontrolloni kryetaret e bashkive, drejtoret e tenderave, doganieret, hipotekat, tatimet etj shikoni ca makinash dhe shtepie kane me paga shteti 700 euro

    Përgjigju
  • sapa: 09/02/2020 07:46

    Sjellin disa dokumente dhe makinat ju kthehen prape.Njesoj si me hajdutet qe kapen dhe leshohen pas disa ditesh.Hajde qeverisje hajde.Edhe naivet me te medhenj e kuptojne qe ky vend ka pjerdhur me kohe ,vetem Rama jo.

    Përgjigju
  • Shqip: 09/02/2020 00:16

    Ca budalleku esht ky. Domethen po tjetri ka hall i duhet makina kta t zbresin dhe ta mbajn nja ca dit. Tamam komunizem i gjykojn njerzit me opinion

    Përgjigju
  • Luli: 08/02/2020 23:11

    Tiranen e keni plot pse shkoni deri andej

    Përgjigju
  • Kck: 08/02/2020 21:30

    Trima dilni nga vrima

    Përgjigju
  • miq: 08/02/2020 21:07

    Vetem ne Vlore ka frik te vij OFL

    Përgjigju
    • Armando: 09/02/2020 04:50

      Po ne vlore kan frik, I I rruhet kari shum per kok mora kok lash

  • Gjormë: 08/02/2020 20:55

    Po në Vlore kure do vini?

    Përgjigju
  • 2 lekshi: 08/02/2020 20:02

    Pse re byrazer ka Gjirokastra te forte hahah

    Përgjigju
  • 4rrugsi: 08/02/2020 14:50

    Prandaj nuk kishte trafik sot ne Durres. Kjo ishte me paralajmeruar "nacut" mos dilni me makina te bukura sot ne bllok.

    Përgjigju
  • Traffico: 08/02/2020 13:32

    Pse nuk ndaloni icik makinat me targa anglie ne durres, qe i keni te gjitha makina te 2019 per me teper te gjitha me xhama te zi qe as nuk shifet personi ose personjaa qe eshte brenda. bejn show neper durres gjithe diten makinat rrjesht dhe asnje polic nuk ka guxim me i ndalu. Njeri qe i ndaloi u pushua nga puna. Meruni pak me kto dhe pytini mir lidhjet qe kan me lul berishen.

    Përgjigju
    • angli: 08/02/2020 16:53

      Great Britain , po dhe Shqiptaret jan shtu ktu , dhe kur te cije vera do jemi akoma shume

    • angli: 08/02/2020 16:26

      sa trap si qenke , po ku ka b.th ai shtet legen te merret me targat angleze , xhamat e zi na e lejon ligji anglez nuk na i heq dot as nje shtet , makinat i kemi me djerse kemi punu per ket dite sjemi barbona inteneti

    • Great Britain: 08/02/2020 16:24

      Jane shtu shume kto makinat me targa angleze ne durres me verte si ka mundesi

  • Ben Qimja: 08/02/2020 13:00

    F A S A D E gjithmon kur vjen cikli 8 vjecar drejt perfundimit te mandatit se nje partie, ne syte e opinionit serviret luftimi i krimit kur kriminele jan keta qe na drejtojne politiken per 3 dekada

    Përgjigju
  • Vlore: 08/02/2020 11:31

    Bravo shkaterrojini!

    Përgjigju
  • AsiMaç: 08/02/2020 10:13

    Lazo vllai, lazo everyware...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta

Presidentja Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta